'Prenga', SHBA: Jo më kriminelë
në Kuvend,vigjilentë në Qersho

'Prenga', SHBA: Jo më kriminelë<br />në Kuvend,vigjilentë në Qersho
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të deputetit Armando Prenga për t'u larguar nga Kuvendi duke e mirëpritur vendimin.
 
Ambasada e SHBA deklaron se personat me dosje penale nuk kanë vend në parlament dhe se qytetarët shqiptarë duhet të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
"Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti.
 
Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së.
 
Inkurajojmë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit.
 
Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit
" thuhet në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Armando Prenga pak ditë më parë përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit hoqi dorë nga mandati i deputetit pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar KQZ për heqjen e mandatit.

Prenga tha se motivi i dorëheqjes nuk janë sulmet e opozitës ndaj tij, por familja. “E bëj për qetësinë familjare”, u shpreh ai duke theksuar se nuk rrezikohej as nga ligji i Dekriminalizimit.
 
Por, më 19 shkurt, 1 javë para se Prenga të dërgonte lerën e dorëheqjes, u bë publike nga prokuroria, përgjigja e autoriteteve italiane mbi Armando Prengën dhe aktivitetin e tij në kohën kur ka qenë në Itali.
 
Autoritetet e drejtësisë italiane njoftojnë Prokurorinë shqiptare se shtetasit Prenga Mondi lindur më 26 qershor 1974 i skeduar nga kuestura e Milanos më datë 21 gusht 1996 rezulton i regjistruar me të dhëna dhe foto edhe me disa gjeneralitete Ardian Ndoka, Mond Gjoni, Gjoni Don, Arjan Ndoci, Arjan Ndoc, Arjan Noci, Mondi Prenga.

Bëmat e Prengës në politikë
Pak kohë pasi socialistët u rikthyen në Parlamentin e zgjedhur në 2009, ndërsa deputeti “luftarak” Edi Paloka, po përplasej si zakonisht verbalisht me kolegët e opozitës së asaj kohe, Armando Prenga, u ngrit nga vendi iu afrua dhe e qëlloi me një grusht të thatë poshtë mjekrës. Kjo ishte vula e parë politike e deputetit socialist të Laçit, i cili është dhe anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare.
 
Bëma tjetër shënon më 24 maj, 2014 në Komisionin e Ligjeve ku Socialisti Qefalia i ka kërkuar Strazimirit të mos i përmend më emrin, por ai i është përgjigjur me shuplakë ndërsa Qefalia ia ka kthyer me grusht. Pas kësaj kolegu i majt i Qefalisë, Armando Prenga ka përfunduar duke rrahur me rripin e tij të pantallonave Strazimirin, të cilin mësohet se e ka shtrirë në tokë.
 
Por një vit më pas, në vitin 2015, Prenga përplaset me fisin Cala për Lagunën e Patokut. Pasi rezultoi se Prenga kishte qëlluar me armë, deputeti u arrestua dhe iu hoq dhe imuniteti nga Parlamenti pasi cështja kaloi në hetim.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg