'Rio 2016', kroatët ironi serbëve:
Ju barazoi Kosova me medalje ari

'Rio 2016', kroatët ironi serbëve:<br />Ju barazoi Kosova me medalje ari
Fitorja e Majlinda Kelmendit në Rio, duke u stolisur me hiç më pak se medaljen e artë në xhudo, është komentuar gjerë e gjatë ne mediume në mbarë botën.
 
Veç atyre mediumeve të mëdha botërore, si CNN, BBC e të tjera, kanë komentuar edhe fqinjët këtë ngjarje, si Serbia e Kroacia.
 
Kjo e fundit, përmes mediumit Indeks.hr, madje ka ngacmuar Serbinë duke ia bërë me dije se tani Kosova, e cila mori për herë të parë pjesë në një Olimpiadë, u barazua me Serbinë për sa u përket medaljeve të arta.
 
E kjo i ka hidhëruar mediat serbe. Telegraf.rs thotë kështu: Fqinjëve nuk iu desh edhe shumë kohë që të ngrihen e të komentojnë për medaljen e artë të fituar nga Majlinda Kelmendi nga shteti i vetëshpallur i Kosovës.
 
“Ajo që serbëve do t’u pengojë në veçanti është se, Kosova, të cilën ata e quajnë “të vetëshpallur” e “shtet i vetëquajtur”, qysh në Lojërat e para Olimpike që merr pjesë, me fitoren e Majlinda Kelmendit, është barazuar me medalje të arta olimpike me Serbinë, shtet me histori e traditë të madhe sportive”, është një pjesë e tekstit të shkruar nga Indeks.hr e që është shkëputur nga Telegraf.rs, përmes së cilit e kritikon median kroate se nuk e ka përmendur se kur Serbia ka garuar e vetme e kur me republikat tjera ish-jugosllave.
 
Telegraf.rs kujton se medalja e parë e artë e Serbisë është fituar më 2008 në Londër nga Milica Mandiç në sportin e taekëondos.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk