Akademiku Artan Fuga ka postuar në rrjetin social Facebook një koment për reagimet pasi shqiptari Ermal Meta fitoi vendin e parë në festivalin e  Sanremos. Fuga ngre shqetësimin se triumfi i këngëtarit shqiptar në festivalin e famshëm italian po kthehet si vlerë kundër Shqipërisë. 

Ore edhe për këtë çunin që fitoi në San Remo, do ta politizojmë dhe duke mos e lënë rehat, do ta kthejmë si vlerë kundër Shqipërisë.

Se paska pasur pas babë të dhunshëm; O Zot, përsëri e përsëri do të nënkuptohet se në origjinë ka dhunë atërore si gjenetikë shqiptare, dhe ka krijimtarinë si forcë italiane? Po edhe kur është koha për t'i thënë shëndet vetes, i them plaç.

Po çfarë hyn baba i dhunshëm këtu? Lëre për ndonjëherë tjetër. Se edhe kur të hipi në Eurovizion prezantuesit do t'i thonë botës mbarë ja ky që ka lindur nga egësirat shqiptare, nga bishat, dhe Europa e bëri njeri! Që na plaçin sytë na plaçin”,
 shkruan Fuga.
statusi i artan fuges

(Statusi i Artan Fugës në Facebook)

e.gj/Shqiptarja.com