DURRES -  Kryetari i komunës së Rrashbullit Hysen Gashi dhe anëtari i Këshillit të Rregullimit të Territorit në këtë komunë, Indrit Hamiti kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shkak të gjendjes shëndetësore.

Gashi dhe Hamiti sëbashku me 6 funksionarë të tjerë të komunës, akuzohen për shpërdorim të detyrës në dhënien e plot 16 lejeve të ndërtimit për pallate në rërën e plazhit te Shkëmbi i Kavajës.

Gjykata e Durrësit, pasi shqyrtoi kërkesësn e anëtarit të KRT-së Indrit Hamiti, i caktoi atij masësn “detyrim paraqitje” karshi garancisë prej 5 milionë lekësh, nga arrest me burg që i kishte caktuar më parë.

Ndërkohë të njëjtën kërkesë pranë gjykatës paraqiti edhe kreu i komunës Rrashbull, Hysen Gashi, i cili kërkoi rishqyrtim të masës sigurisë për shkak të problemeve me zemrën dhe diabetin. Kërkesa e tij u mor sot në shqyrtim nga Gjykata e Durrësit, ky gjykatësi Fejzo Hysi pasi shqyrtoi kërkesën, vendosi që kryekomunari i Rrasbullit t’i nënshtrohet ekzaminimeve nga një grup mjekësh eksperto-ligjorë.

Në bazë të procedurës këto mjekë do kryejnë ekzaminimet ndaj Gashit dhe në bazë të reultateve pritet të ndryshojë edhe vendimi.
 

Ndaj kryekomunarit të Rrashbullit në Durrës, Hysen Gashi dhe 4 zyrtarëve të tjerë të kësaj komune, është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” për shpërdorim detyre. Po ashtu janë edhe 3 funksionarë të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre, ndaj të cilëve Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”,  Erifili Theollari, Nevjana Isufi dhe Fatjon Aliaj.

Kreu i komunes dhe zyrtaret e akuzuar per abuzim me lejet e ndertimit 
1.      Hysen Gashi, Kryetar i Komunës Rrashbull (kryetar i KRRT) - arrest me burg
2.      Viktor Ndreka, Drejtues i Njësisë së Urbanistikës – arrest me burg
3.      Vasil Gjoni, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg
4.      Indrit Hamiti, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg
5.      Sabri Troci, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – arrest me burg

6.      Erifili Theollari, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull – detyrim paraqitje
7.      Nevjana Isufi, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull - detyrim paraqitje
8.      Fatjon Aliaj, anëtar i KRRT, Komuna Rrashbull - detyrim paraqitje  

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)