'Shëndetësia', Abazaj: Kundër
krijimit të Urdhrit të Stomatologëve

'Shëndetësia', Abazaj: Kundër<br />krijimit të Urdhrit të Stomatologëve
TIRANE - Është mbajtur ditën e sotme mbledhja e radhës e Komisionit të Shëndetësisë, ku po diskutohet projektligji për Urdhrin e Stomatologut. Prezent në këtë mbledhje të radhës,  ku po mbahet seancë dëgjimore me grupet e interesit, ishte edhe Din Abazaj, President i Urdhirit të Mjekëve të Shqipërisë.
 
Gjatë diskutimeve, Abazaj u shpreh kundër ndarjes së stomatologëve ga Urdhri i Mjekëve dhe krijimit të Urdhrit të Stomatologëve. Sipas tij, krijimi i diçkaje të tillë do të krijonte vështirësi si për Urdhrin e Mjekëve ashtu edhe për atë të Stomatologëve. 

Abazaj u shpreh më tej se sipas tij mjekët janë vënë në qendër të akuzave dhe siç theksoi ai vënia në pranga e mjekëve në mënyrë demonstrative, thellon edhe më tepër krizën e besimit ndaj bluzave të bardha.
 
Presidenti i Urdhrit të Mjekëve denoncoi mungesën e specialistëve nëpër spitale, duke shtuar madje se në spitale rajonale punojnë mjekë që kanë dalë në pension. Për këtë Abazaj u shpreh se i është dërguar Ministrisë së Shëndetësisë një listë me specialistët që mungojnë në spitale.
 
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Shoqatës Dorian Hysi, u shpreh se numri i stomatologëve është disafishuar kohët e fundit duke shtuar se mund të ketë arritur në 3500 dentistë dhe bashkë me të sipas tij janë rritur edhe problematikat. Hysi theksoi se është e nevojshme ushtrimi i një kontrolli mbi mënyrën se si veprojnë stomatologët në vend. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024