'Superiorja', Kukësi mund Vllazninë
i merr vendin e parë Skënderbeut

'Superiorja', Kukësi mund Vllazninë<br />i merr vendin e parë Skënderbeut
Derbi i Veriut i takon i gjithi Kukësit, i cili merr kështu edhe kryesimin e kampionatit. Verilindorët arritën të thyenin në shtëpinë e tyre 3:1 ekipin e Vallznisë, duke barazuar me pikë Skënderbeun, por vendi i parë u përket kuksianëve për shkak të golavarazhit.  

Kukësi kaloi në avantazh që në minutën e 17 me anë të të përhershmit Pejiç. Në minutën e 39 është sërish kroati që dyfishon shifrat, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë.

Shtubina i shkodranëve shkurton diferencën në 2-1 para se skuadrat t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjes.

Fillimi i së dytës do ta gjente Kukësin ashtu siç edhe nisi edhe të parën. Sulmuesi i ri, Guri, kaloi topin për herë të tretë në fundin e rrjetës së Shkodranëve.

Verilindorët me këtë fitore gëzohen dy herë, tani do të jenë ata që do të udhëheqin së paku deri javën tjetër.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

20 mijë studentë nisin sot vitin e ri akademik, Manastirliu uron studentët dhe petegogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes