'Të dua President' dashuria e çiftit
Obama tashmë film në kinema

'Të dua President' dashuria e çiftit<br />Obama tashmë film në kinema
Mbërrin në kinematë italiane filmi ‘’ I love president’’ ku në thelb qëndron historia e dashurisë së çiftit presidencial Michelle dhe Barack Obama.
 
Aktorja që do të luajë rolin e Zonjës së Parë është Tika Sumpte ndërsa atë të presidentit të parë afro-amerikan në historinë e SHBA-së do ta luajë Parker Sawyers.

Filmi tregon sesi Michelle dhe Barack u njohën në jug të Çikago-s në vitin 1989.
 
Ky film vjen vetëm pak ditë përpara se Barack Obama të largohet nga posti i tij i presidentit për t’i liruar vendin Donald Trump, presidentit të sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Historia tregon jo vetëm jetën private të çiftit Obama por edhe rrugëtimin e tyre gjatë këtyre 8 viteve në Shtëpinë e Bardhë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv