'Tenda e urisë', largohet 1 grevist
Basha: Rama shmag përgjegjësitë

'Tenda e urisë', largohet 1 grevist<br />Basha: Rama shmag përgjegjësitë
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për situatën e krijuar pas largimeve nga puna në administratë, dhe për gjendjen e grevistëve. Në një deklaratë për mediat, pasi ka vizituar grevistët e larguar nga administrata, Basha tha se qeveria Rama-Meta nuk ka reaguar ndaj grevistëve, “duke shmangur kështu përgjegjësitë”.
 
“Duke filluar nga dita e nesërme ky problem i shtohet barrës së rendë me të cilët përballen qytetarët. Kjo është përgjegjësi e Ramës. Po i shmanget përgjegjësisë. Nuk pranon të respektojë vendimet e gjykatave. Është shurdhëria, verbëria, pashpirtësia e kësaj qeverie me në krye Edi Ramës, edhe pas 5 ditësh me sakrifica nuk ka zgjedhur të vijë e t’i dëgjojë, por ka vendosur t’i injorojë”, tha Basha.
 
Ndërsa, kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata, Nertila Qafzezi, u ka kërkuar mbështetje në emër të grevistëve, përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë. Qafzezi tha se qeveria nuk po reagon ndaj grevistëve, edhe pse greva e tyre është në ditën e 5, ndërsa u kërkoi përfaqësive diplomatik”mbështetje për kërkesat ligjore”.

Ndërsa greva e urisë të së larguarve nga administrata vijon në ditën e 5 të saj, nuk kanë munguar hyrje-daljet e grevistëve, të cilët largohen për të marrë shërbim mjekësor në spital, dhe pas përmirësimit të gjendjes rikthehen sërish në çadra.

'TENDA E URISË', VIJOJNË HYRJE-DALJET NË GREVË, LARGOHEN DY GREVISTË
Dy prej grevistëve të cilët ndodhen prej 5 ditësh në çadrën e urisë, Mehmet Cemurati, ish-gardist, dhe Mahir Reçi janë larguar nga greva për shkak të gjendjes shëndetësore.

Cemurati ditën e sotme ka humbur ndjenjat duke u dërguar me urgjencë në spital për të marrë shërbimin mjekësor më të specializuar.

Mëngjesin e sotëm Mahir Reçi u largua nga greva për shkak të gjendjes shëdetësore, por pasi është përmirësuar gjendja është rikthyer sërish. Po kështu mëngjesin e sotëm  probleme shëndetësore ka pasur edhe Astrit Lika dhe është dërguar në spital, ku pasi ka marrë serum është rikthyer sërish në ‘tendën e urisë’ duke e çuar në 13 numrin total të personave në grevën e urisë. Në një prononcim për mediat, grevisti Lika u shpreh se do të qëndrojë deri në flijim në grevën e urisë, ndërsa shtoi se u rikthyen me makinën private të një deputeteje.

"Na ktheu deputetja me makinë private. Kam hyrë që ditën e parë. Ndihem më mirë dhe do të rri deri në flijim. I kemi marrë parasysh gjërat." tha grevisti Lika

 Ai u shpreh se përgjegjës për këtë është kryeministri Edi Rama, ndërsa i bëri thirrje të përmirësohet edhe shërbimi spitalor.
 
“I bëjmë thirrje kryeministrit të marrë masa për shërbimin spitalor. Po vuajmë prej atij personi. Kujtuam se është një kryeministër i përgjegjshëm, por ai është jashtë çdo lloj logjike sepse po vuajmë prej atij personi." tha ai

Në tenda kanë mbetur 13 persona, sepse 4 prej tyre janë larguar: Mimoza Boçari ,e para që e ka lënë përfundimisht, grevën, Ludovik Berisha dhe Gladiola Bardhoshi, që janë ndier keq dhe kanë hyrë e dalë disa herë për të marrë serum si dhe ish-gardisti, Mehmet Cemurati.

Ngujimi i ish-nëpunësve të administratës publike, afër selisë kryeministrore vijon për të pestën ditë, ndërsa nuk kanë munguar hyrje-daljet e pjesmarrësve në grevë. Të shkarkuarit nga puna qëndrojnë në çadrat e vendosura pranë selisë së Kryeministrisë, në lulishten përballë Piramidës. 

Astrit Lika
(Në foto: Grevisti Astrit Lika i rikthyer në grevën e urisë) Foto të tjera

ORA 17:40 BUQETA ME LULE NE GREVEN E URISE
Grevistja Nertila Qafzeza ka sot ditelindjen, dhe në këtë ditë asaj nuk i kanë munguar dhuratat, edhe pse ajo ndodhet në ditën e pestë të grevës së urisë. Në çadrat ku po zhvillohet greva e të larguarve nga administrata, deputetja Albana Vokshi i ka çuar Qafzezit një buqetë me trëndafila të kuq.

ORA 13:25 GREVISTI UKPERAJ: KERKOJ TE DREJTEN TIME, VENDI I PUNES NUK ESHTE SHKURTUAR SIÇ ME THANE

Një nga grevesitët, Sokol Ukperaj, ish-specialist i kontrollit të pagavë në ISSH në Has, në një deklaratë për mediat, ka treguar arsyet e futjes së tij në grevën e urisë. Në fjalën e tij ai tha se ai ndodhet në këtë grevë për të kërkuar të drejtën e tij dhe se nuk është pjesë e asnjë partie politike. Ai u shpreh se është njoftuar se vend i tij i punës është shkurtuar ndërsa më pas sipas tij vendin e ka marrë një person me shkollë të mesme.

“Më 5 maj 2014, me anë të një urdhri, më kanë njoftuar se vendi im i punës është shkurtuar, ndërkohë që më pas vendin tim e ka zënë një person me shkollë të mesme. Unë kam dërguar një kërkesë-padi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër për tu rikthyer sërish në punë. Unë jam i persekutuar politik. Nuk përfaqësoj PD por po kërkoj të drejtën time, pasi kam mbi 16 vjet punë dhe s’më ka hequr kush nga puna. Unë kam filluar punë në 2009, në kohën e PD kam qëndruar 4 vite pa punë. Është e vërtetë që në 1990 kam qenë aktivist kundër komunizmit dhe kam themeluar PD në Has, por që atëherë nuk jam angazhuar me asnjë forcë politike.” tha grevisti Sokol Ukperaj



ORA 10:30 BOÇI: GREVA NUK ESHTE POLITIKE, POR NJEREZORE

Paraditen e sotme grevistët u vizituan nga deputeti i PD, Luçiano Boçi i cili në fjalën e tij, u shpreh se greva nuk është politike por njerëzore. Në këtë kuadër ai i bëri thirrje opinionit publik të mbështesin grevën.
 
“Gjendja shëndetësore e tyre është e agravuar, gjendja psikologjike e forcuar se jane te vendosur ta çojnë deri në fund. Ndërkohë nga godina përballë, nga godina e heshtjes, nuk ka reagime. Kauza e grevës është njerëzore, grevë për bukën e gojës, por edhe një vetësakrifikim në emër të një standardi siç është zbatimi i ligjeve pas vendimevë të Gjykatës Kushtetuese.Ka pasur të thëna se greva është politike e ndalon statusin por këtë e thonë politikanë që reagojnë kështu kur shohin figurën e enverit. Nuk është një grevë e politikës kundër politikës, nuk krahasohet me grevën e bulevardit të PS. Duhet mbështetur nga mbarë opinioni publik. “ tha Boçi

boci
(Në foto: Deputeti i PD, Luçiano Boçi) Foto të tjera

DITA E KATERT E GREVES

Dita e katërt e grevës ka sjellë shqetësime shëndetësore për dy grevistë, Ludovik Berishën, ish-zjarrëfikës në Berat dhe Petrit Fejzullahun, ish-financier në ISKSH, drejtoria rajonale në Tiranë, të cilët janë dërguar me ugjencë në spital, dhe pas disa orësh i janë rikthyer grevës. E njëjta situatë u përsërit edhe me ish-grevistin Mehmet Cenmurati i cili iu rikthye grevës pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore në spital.

Ish-zjarrëfikësi i Beratit, Ludovik Berisha është ai që ka pikasur me "lëvizjet" e shpeshta nga greva, i cili edhe përse u bë pjesë e kësaj nisme kur greva kishte nisur me përfaqësuesit e Shoqatës së të Larguarve nga Administrata, është larguar tre herë nga greva. Ai ka pasur ndërlikime shëndetësore prej mbrëmjes së djeshme dhe pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital është rikthyer sërish në grevë. Por e njëjta situatë është përsëritur edhe paraditen e sotme, ndërsa gjatë pasdites së 24 Majit është dërguar sërish në spital.

Gladiola Bardhoshi, ish punonjëse sociale te ndërmarrja e konvikteve, la grevën rreth orës 19:20 të 23 Majit është ndier keq pas 35 orësh pa ngrënë,  ajo është vizituar nga mjekët katër herë dhe ka rezultuar se ka pasur probleme me stomakun dhe debolesë për shkak të mosushqyerjes. 

Ata janë vizituar disa herë nga krerët e PD, dhe deputetë të selisë blu të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj grevës dhe kauzës së tyre, të cilët kërkojnë rikthimin në punë.

grevisti me logo
(Në foto: Petrit Fejzullai i cili ka humbur ndjenjat) Foto të tjera

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç