TIRANE- Elivar Golemi, sekretarja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë e emëruar në këtë dikaster në 2011 me iniciativë të Partisë Demokratike, është marrë në pyetje nga prokurorët e njësisë hetimore Task-Forcë, ku ka dhënë shpjegime lidhur me vjedhjen e 7.13 milion dollarëve nga Thesari i Shtetit. Pyetja e Golemit është bërë pak kohë më parë, ku ajo është intervistuar nga hetuesit lidhur me përgjegjësinë e saj dhe situatën e mungesës së kontroll auditeve për një periudhë tre vjeçare në Bankën e Shqipërisë.