Të mëkurën në qelitë e paraburgimit të Burgut 313 prokurori Ramadan Troci, pritet të marrë në pyetje Dorian Çollakun, drejtorin e repartit të Emisionit të Monedhës në Bankën e Shqipërisë, ku rezultojnë të jenë vjedhur 713 milionë lekë të reja.
Kjo është seanca e parë e marrjes në pyetje e Çollakut pas urdhër arrestit që solli vetëdorëzimin e tij në javën e parë të gushtit. Epiqendra e pyetjeve të Prokurorisë së Tiranës më shumë se akuza për shpërdorimin e detyrës që ka Çollaku, do jenë ato për të gjetur se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura.
Prokuroria dyshon se paratë janë transferuar me rrugë ilegale jashtë shtetit, dhe Çollaku vetëm këtë vit ka pasur 12 hyrje-dalje jashtë Shqipërisë, në Itali dhe Austri, por kryesisht në Greqi, madje është regjistruar në dalje edhe me automjet me targa greke.
Herën e fundit që është regjistruar në kufi, ishte në datën 7 korrik kur ka dalë në drejtim të Greqisë. Ndërsa për vitin 2013, Çollaku është regjistruar 14 herë të tjera në kalimin e kufirit.
Ardian Bitraj, i akuzuari kryesor për vjedhjen e parave nuk ka dalë jashtë Shqipërisë, prej vitit 2011, sipas burimeve në drejtim të Turqisë. Për prokurorinë, nuk është e besueshme dëshmia e Bitrajt që pretendon se ka vjedhur për 4 vjet 713 milionë lekë të reja dhe i ka humbur ato në baste.
Prokuroria dyshon se skemat e vjedhjes janë realizuar brenda 1 viti, ndaj është vënë në gjurmimin e të dyshuarve që kanë dalë jashtë Shqipërisë në 2 vitet e fundit për gjetjen e destinacionit të parave të vjedhura.
Në 12 gusht, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, i ka dorëzuar zyrës së prokurorit Troci, listën e familjarëve të afërm të 10 të arrestuarve për skandalin e vjedhjes së Bankës.
Prokuroria mësohet se është duke përgatitur një letër-porosi fillimisht për autoritet greke për transfertat apo depozitat e mundshme në bankat e shtetit helen në emër të të arrestuarve apo familjarëve të tyre.
Burimet të A1Report thanë se nga verifikimet e kryera në bankat e nivelit të dytë nuk janë gjetur llogari kursimesh për të arrestuarit dhe familjarët e tyre në Shqipëri. Të vetmet numra llogarish kanë qenë ato të pagave të personave të dyshuar.
Ndërsa nuk kanë sjellë ende përgjigje Zyrat e Hipotekave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve, për pronat në emër të të arrestuarve dhe familjarëve, si dhe automjetet në pronësi të tyre.
Sipas pohimit të vetë Bitrajt pas arrestimit, janë realizuar 2 skema për vjedhjen e parave. E para ishte vjedhja nga kolitë e importit të kartëmonedhave të reja në lekë që vijnë nga fabrikat në Zvicër. Paratë visheshin dhe zëvendësoheshin me broshura dhe libra.
Skema e dytë ishte vjedhja e parave të dëmtuara dhe të vjetra të cilat I nënshtroheshin procedurës së asgjësimin. Të dyja skemat e vjedhjes ishin vënë në zbatim në repartin e Emisionit të Monedhës që gjendet në Linzë.
Përveç drejtorit Çollaku dhe Bitrajt, në paraburgim për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës janë edhe Mimoza Bruzi, Petrit Ramohitaj, Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba, Dhimitër Davidi, Bashkim Xhilaga dhe Kleves Bejtaj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO