TIRANË – 4 muaj pas skandalit në bankën e shqipërisë nga ku u vodhën 713 milionë lekë, 15 të pandehurit për të cilët prokuroria ka përfunduar hetimet kanë dalë këtë të mërkurë para gjykatës.
Personat që shihni në pamje janë 7 nga 15 të pandehurit për të cilët ende në fuqi është masa e sigurisë arrest me burg mes tyre dhe ish-drejtori i emisionit të parave Dorian Çollaku.
Në seancën e sotme e pranishme ka qenë dhe ish inspektoria e përgjithshme e bankës Elivar Golemi, e cila pak ditë më parë fitoi lirinë nga një vendim i gjykatës së lartë.
Në sallë në seancën e parë ndaj 15 të pandehurve nën akuzë për shpërdorim detyre nuk kanë munguar masat e sigurisë si dhe një prani e lartë e familjarëve.
Gjykatësi Martin Deda pas kërkesës së dy të pandehurve Mehdi Marku dhe Mehdi Molla për shtyrje të seancës për mungesë të avokatëve mbrojtës, ka vendosur që gjykimi i radhës të bëhet çdo të enjte ora 10:00.
Për skandalin e bankës në të cilën prokuroria mori të pandehur 19 persona, hetimet për 4 prej tyre janë ende të hapura ku bëjnë pjesë ish guvernatori Adrian Fullani, ish përgjegjësi arkës stok Ardian Bitraj, kolegia e tij Mimoza Bruzia si dhe nipi i Ardian Bitrjat, Klevis Bejtia.
A1Report ka mundur të mësojë se brenda muajit nëntor organi akuzës do të marrë dhe raportin e ekspertëve kontabël të cilët janë kontraktuar për të kryer inventarin e parave në thesarin e Linzës nga ku do të dalë dhe shifra reale e vjedhur, pasi prej fillimit të hetimeve prokuroria asnjëherë s’ka pranuar shifrën e bërë publike nga banka atë të 713 milionë lekëve të vjedhura.
15 të pandehurit që akuzohen për shpërdorim detyre
Bahri Allushi,
Bashkim Xhilaga,
Dhimiter Davidhi,
Dorian Collaku,
Elivar Golemi,
Emiljano Lamce,
Fatbardha Gurthi,
Gentian Jahja,
Ilir Dedja,
Lavdim Cani,
Liljana Kola (Tusha),
Mehdi Marku,
Mehdi Tolla,
Myzejen Belba,
Petrit Ramohitaj
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO