'Thesari', pyetet 1 orë  Golemi: Çdo
shkelje e kam raportuar te eporët!

TIRANE - Rreth më shumë se një orë, ka zgjatur marrja në pyetje për herë të parë për ish-inspektoren e Bankës së SHqipërisë, Elivar Golemi. Dy hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, ishin sot në qelitë e paraburgimit 313, ku Golemi mbahet nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, dhe e kanë marrë në pyetje lidhur me vjedhjen e thesarit të shtetit. 

Golemi është marrë në nga dy oficerët e policisë gjyqësore, Elidon Hysenaj dhe Lazar Tuni, ndërkaq, i pranishëm ishte dhe avokati Fatos Shanaj i cili bëri të mundur të mos dështojë edhe kësaj herë marrja në pyetje. 

Ajo, ka pohuar përpara hetuesve se auditi është bërë për vitin 2013 dhe për çdo problem e ka raportuar pranë Këshillit Mbikqyrës.  Inspektoria i ka kërkuar 2 oficerëve të policisë gjygjësore që më parë të njihet me dosjet e sekuestraura nga BSH. 

“Unë nuk kam bërë shkelje dhe për çdo shkelje ka njoftuar erporët e mi”, është shprehur Inspektorja përpara 2 oficerëve gjygjësore.

Kjo është hera e parë që ish-inspektorja e BSH është marrë në pyetje nga ana e organit të akuzës, pas dy seancave të shtyra.

Nis marrja në pyetje e Golemit, dy hetues tek qelia e '313'
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur ditën e sotme marrjen në pyetje të ish-inspektores e Bankës  së Shqipërisë, Elivar Golemi, në qelitë e paraburgimit 313, ku ajo mbahet nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

Dy hetues nga organi i akuzës, ndodhen tek burgu 313 për marrjen e ish-inspektores në pyetje, ndërsa televizioni A1 Report, ka siguruar pamjet e inspektorëve hetimorë gjatë mbërritjes për marrjen në pyetje të Golemit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën