'Tirana e Gjelbër', Veliaj: Deri në
2030 do të mbillet 2 milion pemë

'Tirana e Gjelbër', Veliaj: Deri në<br />2030 do të mbillet 2 milion pemë
Plani i ri i Bashkisë në kuadër të një “Tiranë të Gjelëbër” parashikon mbjelljen e 2 milionë pemë deri në vitin 2030.

Erion Veliaj gjatë prezantimit të metodologjisë dhe strategjisë për hartimin e këtij plani ka deklaruar se kurora e gjelbër që do yë rrethojë kryeqytetin do të realizohet me ndihmën e disa nga bizneseve kryesore në kryeqytet. 
 
“Ne kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm që do të doja ta zbërtheja në projekte të implementueshm e për të mbjellë 2 milionë pemë deri në vitin 2030 në Tiranë. Vetëm dje ne kemi çuar 2000 kërkesa në të gjithë bizneset kryesore në Tiranë që të sponsorizojnë segmente të caktuara të pyllit orbital dhe ambicia jonë është që në 14-15 vitet e ardhshme, 2 milionë pemë të jenë kthyer në një fashë oksigjenuese për qytetin e Tiranës”, tha Veliaj.

 Kryebashkiaku u shpreh se politikat e ndërrmara nga Bashkia e Tiranës kanë dhënë efekte pozitive dhe mjaft të dukshme. Sipas tij, kryeqyteti ka regjistruar një nivel ndotje shumë më të ulët krahasuar me vite më parë, dhe sipas tij kjo vjen falë mbjelljes së pemëve në kryqytet por edhe  ndërtimit të terminaleve.
 
“Jemi sot në një situatë ku politikat po japin efekt,dhe po kemi më shumë njerëz mbi 250000 njerëz që po përdorin transportin publik,krahasuar me 170000 që po përdorin transportin privat,trendi është ky ne do donim që ta fuqizonim këtë trend,edhe të arrinim në një kohë edhe më të shkurtër rezultatet që ne presim nga politikat tona mjedisore”, u shpreh Veliaj.
 
Në prezantimin e planit të gjelbërimit, Veliaj gjithashtu ka deklaruar se janë marrë disa vendime të rëndësishme për kufizimin e ndërtimeve pa kriter në Tiranë.
 
“Sot kemi marrë prapë një vendim politik, pavarësisht presionit që kemi për ndërtime në Tiranë, vendimi është që qyteti deri në 2030 do të rritet me 1.5 milionë banorë, do të thotë që edhe kontraktorëve do u kërkojmë për projekte të këtyre përmasave dhe jo për gjëra që për të justifikuar disa veprime të gabuara. Ky është një vendim që tashmë e kemi marrë, nuk kthehemi pas”, tha Veliaj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi