“Tomka dhe shokët e tij”, një film tashmë i restauruar çeli edicionin e 12 të TIFF. Restaurimi i tij ka nisur dy vjet më parë në librarinë e kongresit në Uashington dhe këtë vit erdhi si surprizë për të gjithë trupën e aktrove të filmit dhe pjesëmarrësve në çeljen e festivalit.
Këtë vit në edicionin e 12 të TIFF kanë aplikuar 5464 filma nga 107 vende të botës, prej të cilëve 3417 nga Evropa, krahasuar me një vit më parë prurjet janë 4 herë më të mëdha.
Filmi “Tomka dhe shokët e tij” vjen i restauruar pas 37 vitesh nga momenti i prodhimit. Organizatorët e TIFF 2014 së bashku me Arkivën e Shtetit kanë zgjedhur këtë film, të regjisores së parë Xhanfize Keko, pasi është një nga filmat që i ka rezistuar kohës për nga vlerat.

Restaurimi ka nisur dy vjet më parë, dhe ka bërë xhiron e botës me titra anglisht, është shoqëruar edhe me një libër që i kushtohet filmit, i sponsorizuar nga banka “Intesa San Paolo”.
Protagonisti kryesor në film Enea Zhegu apo siç njihet në film “Tomka” ishte i pranishëm në natën e parë të festivalit së bashku me aktorë të tjerë, skenarist, piktor, operator të filmit.

(Në foto: Personazhi "Tomka" i luajtur nga aktori Enea Zhegu)
Kompozitori Aleksandër Lalo me gjithë skuadrën e filmit zhvilluan homazhe nderimi për regjisoren Xhanfize Keko duke duartrokitur për të.
Slogani i këtij viti për festivalin është “Mendojmë ndryshe shohim njëlloj” , ndërsa do të jetë i hapur për publikun dhe dashamirësit e filmit për shtatë ditë radhazi.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO