Reperi nga Kosova fitoi pëlqimin dhe dashurinë e publikut pas bashkëpunimit të suksesshëm me Getoar Selimin, por kënga e tij e fundit me titull "Dashni" e ka vënë në qendër të vëmendjes për një arsye jo edhe aq të këndshme.

Majk është akuzuar nga fansat se e ka kopjuar jo vetëm muzikën, por edhe videoklipin nga kënga franceze “Brisé” e reperit francez Maître Gims, gjë që na bën të mendojmë se edhe për të shkruar tekstin është frymëzuar nga reperi Gims.

Sidoqoftë Majk ende nuk ka komentuar lidhur me akuzat e fansave. Pak javë më parë edhe reperi kosovar Gold AG u akuzua se ka kopjuar një këngë rumune në bashkëpunimin e tij me motrat Koçi.

Sidoqoftë ai vetë tha se muzikën e ka realizuar tjetërkush duke e hequr peshën e përgjegjësisë nga vetja. Tani jemi në pritje të një komenti nga ana e reperit kosovar.