Përfaqësuesja e Arta Markut, Pranvera Gruda u shpreh se Kryeprokurorja nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa Gashi është liruar nga detyrë, pasi dërgoi shkresat për 2 deputetët Rakipi dhe Rehovica në KQZ pa dijeninë e Kryeprokurores. “Arta Marku ja ka thene ne zyre Gashit se ka shkelur ligjin kur i është drejtuar KQZ pa e vene në dijeni. Rovena Gashi nuk mori firmën e Markut për te derguar shkresa ne KQZ. Marku e vlerësoi kete veprim si jo etik” deklaroi Pranvera Gruda. Çlirim Gjata kërkoi që në seancën e radhës të ishte e pranishme vetë Arta Marku për të sqaruar se përse e largoi Gashin nga detyra. Gjykata shtyri seancën e radhës për më 13 shkurt 2018 ora 14:30.
Kërkesa per thirrjen ne gjykate te Arta Markut
Replikat në gjyq nga palët
Gjata: Kishte ndryshuar Marku strukturën para se të shkarkonte Gashin
Gruda: Lirimi nga detyra nuk ka lidhje me strukturën. Ish kryeprokurori Llalla shkeli ligjin ja delegoi Rovena Gashit kompetencat. Kjo është antikushtetuese
Gjata: Po cfare faji ka Rovena Gashi se i delegoi ai kompetencat?
Gruda: Rovena Gashi i çoi informacion KQZ për deputet pa mare mendim nga zonja Marku. Pasi kjo është kompetence e prokurorit te Përgjithshëm. Ky eshte shkaku qe eshte liruar nga detyra e drejtores. Ish kryeprokurori Llalla shkeli ligjin ja delegoi Rovena Gashit kompetencat. Ky motivacion i eshte komunikuar Rovena Gashit verbalisht.
Gjata: Pse nuk bëtë strukturën e pastaj te lëviznit drejtorin
Gruda: Gashi ka bërë shkelje qe mund te ndëshkohej më rëndë
Gjata: Po kercenoni me arrest Rovema Gashin. Pse beni struktura te reja kur nuk ka ndryshuar asgje nga struktura që ka pas Llalla?
Gruda: Nuk ka patur asnje vërejtje apo shkelje nga Gashi në dosjen personale. Arta Marku ja ka thene ne zyre Gashit se ka shkelur ligjin kur i është drejtuar KQZ pa e vene në dijeni. Rovena Gashi nuk mori firmën e Markut për te derguar shkresa ne KQZ. Marku e vlerësoi kete veprim si jo etik.
Gjata: Gashi zbatoi ligjin per dekriminalizimim dhe ne vend ta vlerësonit e shkarkuat
Gruda: Gashi nuk ka te drejte te firmos ne emer te prokurorit te përgjithshëm sic dhe beri
Avokati Gashit, Gjata: Kerkoj qe te vije ne seance dhe te na sqaroje vete Arta Marku
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











