TIRANE- Në ditën ndërkombëtare dedikuar malit, Banka më e madhe e Shqipërisë, Raiffeisen Bank dhe Vodafone, operatori më i madh i telefonisë së lëvizshme në Shqipëri vendosën të mbështesin financiarisht grupin e alpinistëve shqiptarë për të ngjitur një tjetër majë të botës, si pjesë e nismës së tyre për të valëvitur flamurin shqiptar në 7 majat me te larta të botës.
Pas pushtimit të Everestit dhe Majës Denali në Alaskë, tashmë alpinistët synojnë të ngjisin flamurin e kombit tonë në majën e Aconcagua në Argjentinë.
Mbështetesit financiarë të realizimit të kësaj sfide u shprehën të lumtur dhe besimplotë për realizimin e suksesshëm të një sfide kaq të guximshme.
Drejtori i Përgjitshëm i Vodafone Albania Dietlof Mare shprehu vlerësimin për pasionin dhe vendosmërinë e alpinistëve dhe përsëriti angazhimin e kompanisë Vodafone për të qenë krah sportistëve shqiptarë për të arritur suksese të niveleve botërore.
Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank, Christian Canacaris u shpreh se Raiffeisen Bank është shumë e kënaqur që vazhdon mbështetjen e kësaj iniciative, por mbi të gjitha mbështetjen e përpjekjeve dhe angazhimin e vazhdueshëm të alpinistëve shqiptarë. Une besoj fuqimisht që ata do të shënojnë një tjetër arritje në misionin e tyre fisnik sepse unë besoj në këmbënguljen dhe vullnetin për të arritur objektivat.
Pritet që ngjitja e Alpinistëve – pjestarë të shoqatës Alpinistë dhe Bjeshkatare - të kryhet në muajin Janar 2014 pas realizimit të përgatitjes së duhur fiziko taktike për ngjitjen e kësaj maje të vështirë.
Me lartësinë prej 6.962 metra ky mal i Argjentinës është më i larti në hemisferën perëndimore dhe njëherësh mali më i lartë në rruzullin tonë jashtë Kontinentit të Azisë.
Pas tentativash për ngjitjen e parë në të, maja Aconcagua u arrit së pari nga një udhërrëfyes Zvicerian i quajtur Mattias Zubriggen më 1897. Sot ka më shumë se 30 itenerarë të ndryshëm për në majë. Gjatë viteve alpinistët kanë përcaktuar për në majë një shteg gjarpërues i cili është çlirues nga vështirësitë teknike, por sigurisht që jo nga ndikimet e lartësisë dhe erës së ftohtë
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com