'Xibraka', 104 vite burg për 
Bandën, 10 për nipin e Enverit

'Xibraka', 104 vite burg për <br />Bandën, 10 për nipin e Enverit
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot 104 vite burg për grupin kriminal të trafikimit të kokainës, i njohur si grupi "Xibraka".

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha është dënuar me 10 vjet burg. 13 vite burg kanë shkuar për Saimir Batku, ndrërsa dy kolumbianët Cezar Avila dhe ëalter Moreno janë dënuar të dy me nga 12 vite burg.

Organizatori dhe financuesi i grupit të kokainës, Genc Xhixha është dënuar në mungesë me 13 vite burg. Xhixha njihet si një nga kokat e trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë në Amerikën Latine. 

Prokuroria kërkoi 126 vite burg për anëtarët e bandës, ndërsa gjykata reduktoi dënimet me 12 vjet. 

Grupi i trafikut të drogës u zbërthye në janar të 2015-ës, gjatë një operacioni të policisë me ndihmën e prokurorëve gjermanë, në fshatin Xibrakë të Elbasanit, ku u zbulua magazina e drogës, ndërsa u sekuestruan 100 kg kokainë. 

Dënimet e dhëna nga Gjykata e Krimeve të Rënda

Ermal Hoxha - 10 vjet burg

Arjan Dalipi - 10 vjet burg

Cezar Avila - 12 vjet burg
 
Ilir Hysenaj - 12 vjet burg 

Saimir Batku - 13 vjet burg

Klement Dalipi - 11 vjet burg

Genci Xhixha - 13 vjet burg

Gentjan Gjonaj - 11 vjet burg

Walter Moreno - 12 vjet burg

Laboratori i drogës në Xibrakë të Elbasanit
Grupi i drogës "Xibraka" u zbërthye në janar të vitit 2015, gjatë një operacioni të policisë të asistuar nga agjentë të policisë gjermane, ndërsa u sekuestua sasia rekord e kokainës prej 100 kg. Droga u gjet në një magazinë në fshatin Xibrakë 10 km larg qytetit të Elbasanit. 

Tetë persona u arrestuan brenda dhe pranë magazinës së drogës, mes tyre dhe kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë. Ndërkohë që u shpall në kërkim Genci Xhixha i cili njihet si kreu i një rrjeti të fuqishëm të trafikut të kokainës në Europë dhe më gjerë. 

Si u zbulua laboratori i kokainës në Xibrakë
Në datën 17.12.2014, ka mbërritur në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Në datën 18.12.2014, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr.335 për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
 
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.

Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën! Mohoi edhe bashkëjetuesen

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën! Mohoi edhe bashkëjetuesen