Këshilli Drejtues i RTSH: 2 kandidatët që vazhdojnë garën për drejtor, ja kush u skualifikua

Këshilli Drejtues i RTSH: 2 kandidatët që vazhdojnë garën për drejtor, ja kush u skualifikua

RTSH

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar vijoi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së. Në mbledhjen e së hënës, sipas RTSH anëtarët e Këshillit, votuan për kandidatët që dorëzuan dokumentacionin e tyre brenda afatit të përcaktuar.

Në mbledhje janë përzgjedhur dy kandidatë që do të shkojnë për votim: Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Kjo e fundit është drejtoresha në detyrë e RTSH që pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

Ndërkohë, Laureta Roshi, Kliton Rama, Floriana Paskali, Eni Vasili, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti, Flamur Buçpapaj dhe Ermal Hoxha janë përjashtuar nga gara. Këshilli Drejtues i RTSH-së mori vendimin që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo. Këshilli Drejtues vendosi që seanca dëgjimore me 2 kandidatëve do të zhvillohet të premten në orën 10:00.

Votimi në mbledhjen e Këshillit Drejtues të RTSH
Klinton Rama, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Jetmir Shpuza, 7 vota pro, 2 vota kundër;
Ermal Hoxha, 3 vota pro, 6 vota kundër;
Eni Vasili, 4 vota pro, 5 vota kundër;
Aurora Polo, 7 vota pro, 2 vota kundër
Një votë e pavlefshme

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Mundohuni të mos stresoheni shumë... çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Mundohuni të mos stresoheni shumë... çfarë kanë parashikuar yjet për sot