'Xibraka', refuzohet kërkesa e të
dënuarve për gjykim të shkurtua

'Xibraka', refuzohet kërkesa e të<br />dënuarve për gjykim të shkurtua
Gjykata e Krimeve të Rënda refuzon kërkesën për gjykim të shkurtuar të nëntë të pandehurve në procesin “Xibraka” të cilët një vit më parë u zbuluan teksa kishin krijuar laboratorin e përpunimit të kokainës në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Xibrakë.

Këtë të martë gjykata zhvilloi seancën e 16 të tyre duke hapur procesin e gjykimit dhe deklarimin e mungesës së Genci Xixhës i vetmi i pa arrestuar në operacion e përbashkët të Krimeve të Rënda dhe Policisë së Shtetit.

Në këtë operacion u sekuestrua një sasi e konsiderueshme kokaine ndërsa në pranga ranë Ilir Hyseni, Sajmir Batku, Gentjan Gjonaj, Kelmend Dalipi, Ermal Hoxha, Arjan Dalipi , Walther Moreno, Cesar Avila, Kastriot Imeri dhe në kërkim u shpall Genci Xhixha.

Në rast të pranimit të gjykimit të shkurtuar të pandehurit në këtë proces do të përfitonin uljen e dënimit me 1/3 e asaj ç'ka gjykata do të vendos në përfundim.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë