'Zodiaku' i Moikom Zeqos botuar në
Amerikë duhet të kthehet në ngjarje

'Zodiaku' i Moikom Zeqos botuar në<br />Amerikë duhet të kthehet në ngjarje
Ka pak kohë që ka dalë nga shtypi në dy gjuhë-anglisht e shqip-vëllimi poetik “Zodiac” i Moikom Zeqos, me një përkthim tejet të mirë të Anastas Kapuranit dhe të Wayne Miller.

Çdo libër i ri natyrisht, I MIRË duhet të jetë një shkak për ta festuar! POR, kur bëhet fjalë për një vepër të një niveli të tillë artistik, siç është “Zodiaku” i Moikom Zeqos, botimi duhet të shndërrohet në një ngjarje, veçanërisht, kur kjo vepër ka marrë vlerësime jashtëzakonisht të larta nga autorë të shquar amerikanë.

Për çdo lexues dhe adhurues të librave të Moikomit, si edhe për ne, shokët e miqtë e tij, botimi në gjuhën angleze i këtij libri në një periudhë jo shumë të këndshme për të, na gëzon dhe na shton besimin se Moikomi do ta kalojë me sukses këtë periudhë e do ta mund atë sëmundje të flamosur, pasi Moikomi ende s’i ka thënë të gjitha.

Madje, edhe ato vargjet e bukura në mbyllje të poezisë së brishtë të Robert Frostit, “Stopping by the Woods on a Snowy Evening”, duket sikur janë thënë më tepër për Moikomin: “The woods are lovely dark and deep/ But I have promises to keep/ And miles to go before I sleep/ And miles to go before I sleep! Po i dashur Moikom: “Kemi edhe shumë milje për të bërë përpara se të biem të flemë!”

Para disa ditësh mora një email nga shkrimtari i njohur amerikan, Richard Powers, autori i romanit “Jehona e Kujtesës”, i cili sapo kishte mbaruar librin “Zodiac”. Ja si shkruan:

Jam mjaft i gëzuar që me jepet rasti të falenderoj Moikomin nëpërmjet teje për këtë vepër të shkëlqyer dhe për frymëzimin që më jep mua ndërkohë që po punoj mbi librin e ri. Dhe falenderimet e mia më të përzemërta për poezinë frymëzuese dhe të shkëlqyer, e cila tashmë po rimbjell dhe po ripërhap vetveten në veprën time.”

(“I’m overjoyed to have the chance to thank Moikom, through you, for the magnificent work and the inspiration it gives me as I work on my new book. . . And most of all, my heartfelt thanks for the exuberant and inspiring poetry, which is already replanting and re-propagating itself in my work.”)

Ja disa citime nga këta autorë amerikanë që kanë bërë vlerësime maksimale për këtë libër. Ja si shkruan, Ilya Kaminisky, poet, kritik vlerësuar me shumë çmime:

“Në këtë kohë, është një gjë e rrallë të gjesh një poet që vërtet është i madh e kompleks dhe që krijon jo thjesht një portret njerëzor, një komunitet apo një refleksion, por një kozmologji të tërë, ashtu siç ishte para së gjithash edhe “Komedia Njerëzore”, një kozmologji—njësoj si “Duino Elegies” i Rilkes apo “Four Quartets” i Eliotit”, apo në kohën tonë, ndoshta si “Cántico Cósmico” i Ernestro Cardenales”.

(“It is rare these days to find a poet who is truly large and complex, creating not just a human portrait, or a community or a reflection, but a whole cosmology; the way Divina Commedia was, first and foremost, a cosmology—like Rilke’s Duino Elegies or Eliot’sFour Quartets or, in our time, ndoshta Ernesto Cardenal’s “Cántico Cósmico”.)

Ja një citim tjetër nga Kevin Prufer, poet, eseist, po ashtu vlerësuar me shumë çmime

“Zodiaku” është një libër i mrekullueshëm që është sjellë në jetë për anglisht folësit me një përkthim të fuqishëm të Wayne Miller dhe Anastas Kapuranit.

(Kevin Prufer, poet, eseist, po ashtu vlerësuar me shumë çmime: Zodiac is a marvelous book, brought to life for readers of English by Wane Miller’s and Anastas Kapurani.)

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Policia gjermane i largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit

Policia gjermane i largon protestuesit propalestinezë nga Universiteti i Berlinit