Edhe sot përfaqësues të Ministrisë së Kulturës si dhe punëtorët e ndërmarrjes komunale të Durrësit do të zbatonin vendimin që në orët e para të mëngjesit. Banorët kanë rrethuar varrin monumental duke mos u lënë asnjë mundësi për të kryer procedurat e zhvarrimit. Ata shprehen se do të ruajnë deri në fund amanetin e Ibrahim Kodrës për tu prehur në vendin e tij të lindjes.
"Ne i bëjmë thirrje pushtetit vendor siç është bashkia e madhe dhe shtetit që të merret me këtë problem të mbyllet një çast e më parë".
"Kur është varrosh këtu ka qenë zëvendëskryetar i Bashkisë së Milanos i cili tha që ne do kishim dëshirë ta mbanim Ibrahim Kodrën në Milano por tha: "Meqë dëshira Ibrahim Kodrës është të varrosej në vendin ku ka lindur dhe ne zbatojmë këtë dëshirë natyrale".
"Ky njeri i madh në vepra, në art është i madh edhe në logjikë përderia ka thënë që më çoni në vendin tim".
Ndërkohë nga Ministria e Kulturës ende nuk ka asnjë rrugë komunikimi me banorët për të diskutuar për vendimin që ka nxjerrë. Në këtë situatë punonjësit e ndërmarrjes komunale janë larguar sërish pa e zbatuar vendimin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)