39-vjeçari Ismail Nuredini ka rënë në prangat e Policisë në Shijak, pasi dyshohet se kanosi me hanxhar për ta vrarë një 55-vjeçar, e sulmoi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 39-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ndërkohë Policia në cilësinë e provave materiale, sekuestroi mjetet prerëse, një thikë dhe një hanxhar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Shijak-Kanosi për motive të dobëta me mjet prerës një 55-vjeçar, e goditi fizikisht dhe i dëmtoi xhamin e automjetit, ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

Shërbimet e Policisë vunë në pranga një  39-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. N., 39 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen “Popullore”, Shijak, ka dëmtuar me mjet prerës (hanxhar) xhamin e automjetit të shtetasit D.Ç,  55 vjeç dhe më pas e ka goditur fizikisht, si dhe e ka kanosur me mjetin prerës hanxhar për ta vrarë.

Gjatë veprimeve procedurale, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan mjetet prerëse: një thikë dhe një hanxhar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.