VIDEO/ 39-vjeçarja nga Ukraina që gjeti strehë në Shqipëri tregon kalvarin e 60 orëve udhëtim nga lufta: Jam bërë e fortë për fëmijët, mund të ishim vrarë

Kur Olena mori rrugën nga Harkivi drejt Shqipërisë, as e kishte imagjinuar se çfarë e priste. Së bashku me dy fëmijët e saj Masha 9 vjeç dhe Sergei 17 vjeç, gruaja nga Ukraina nuk u mendua gjatë, por e vendosi: Do të merrte rrugën e arratisë nga lufta.

"U zgjova dhe të gjithë miqtë nisën të më telefonin e më pyesnin a e ke marrë vesh? S dija asgjë, pyeta se çfarë. Kut kuptova, gjithçka ishte shumë rrëmujë, mira dy rroba I hodha në makinë dhe ikëm sepse lagjja jonë është shumë pranë kufirit me Rusinë", rrëfeu 39-vjeçarja.

Ende e pa e marrë mirë veten nga udhëtimi dhe dhimbja për njerëzit që ka lënë pas, 39-vjeçarja tregon për Report Tv tregon kalvarin e vuajtjeve që ka kaluar gjatë udhëtimit që dukej se nuk do të kishte fund…

"Për të mbërritur në Sllovaki kam udhëtuar më shumë se 50 - 60 orë. Me tren, më pas u takuam me disa vullnetarë. Shoqja e fëmijërisë është e martuar me një shqiptar, jetojnë në Amerikë, më thanë shkoni në Shqipëri dhe do ju ndihmojmë. Nuk isha e përgatitur psikologjikisht për diçka të tillë. Nuk ishte e lehtë të vija, s’kishte fluturim direkt nga erdhëm në Sllovaki. Udhëtuam drejt Vjenës me autobus dhe 2 trena dhe morën avionin. Ishte një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, aq më tepër kur nuk e di gjuhën. Miq shqiptarë na takuan atje dhe na ndihmuan të flinim në një hotel për rreth 5 6 orë dhe u nisëm drejt Tiranës. Jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që na ndihmuan", tha ajo.

Olena arrin t’i fshehë fare mirë emocionet para fëmijëve të saj, për asnjë çast ata nuk duhet të dyshojnë se ajo është grua e fortë.

"Ishte e vështirë për fëmijët, sidomos për vajzën. Ishte shokuese për të, u munduan të shpjegojmë dhe ta bënim të ëndërronte për një jetë të re më të mirë, ndërsa im bir është shumë i fortë, na ka ndihmuar", tregon Olena.

Lufta, duket se e ka bërë Sergein më të fortë. Me ëndrrën e vrarë për t’u bërë futbollist, djali është punësuar pranë biznesit të familjes nga Tirana që e ka strehuar. Ditëlindjen për herë të parë do ta kalojë larg atdheut të tij, Ukrainë…

Familja e Olenës është mirënjohëse për humanizmin që ka gjetur në vendin tonë. Dikur ajo kujdes për refugjatët, ndërsa sot, ajo gjendet vetë në pozitën e tyre….

 

Intervista e plotë me Olena Kriachko do të transmetohet në Report Tv ditën e mërkurë, 16 mars, në orën 20:00

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar

Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj dhe strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar