3-vjeçarja e diagnostikuar me tumor/Nëna në ‘Pa Gjurmë’: Vajza nuk ha bukë, ka dhembje

Familja Sinometa sot në studion e  emsionit  “Pa Gjurmë” bëri thirrje për ndihmë për vajzën e tyre 3-vjeçare,e cila ishte diagnostikuar me tumor që në muajin e dytë pas lindjes. Sipas nënës së vajzës, Fatjona Braka, këto simptoma ishin shfaqur  që herët dhe më pas kishin avancuar.

Vajza  me këtë problem ka që 2 muajsh. Por mendova se do të kalonte dhe  nuk e mora seriozisht .Në fillim shenjat  dolën si ngjyrë jeshile, por nuk ma merte mendja se ishtë dicka serioze. Por me kalimin e kohës këto njolla u shtuan dhe filluan të përhapen. Hemangioma i ka prekur edhe pjesën e syrit, prandaj ka nevoj urgjente për ndërhyrje. Opsionet për kurim janë me Lazer, ndoshta më vonë edhe i nënshtrohet ndonjë operacioni.Në spitalet në Shqipëri më kan thënë ta dërgojmë jashtë, në Rome të Italisë,  sa më shpejt pasi këtu nuk mund të bëhet dot gjë

Sikur të mos mjaftonte problemi shëndetësor i vajzës, çifi dhe 2 fëmijët  e mitur jetojnë në kushte ekstreme ekonomike, pasi që pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ata jetojnë në një magazinë totalisht të pa mbrojtur  nga kushtet atmosferike.

Ne jemi në kushte të vështira jetese, pasi shtëpia mu shkatërrua nga tërmeti dhe  jetojmë në një godinë që e kemi përdorur si magazinë. Ajo nuk na mbron fare nga kushtet atmosferike.

E vetmja shpresë për 3-vjeçaren është kurimi në spitale të specializuara jashtë shtetit, ndaj nëna e përlotur në studio theksoi se tashmë smundja ka avancuar dhe rrezikon të përhapet në të gjithë trupin prandaj është e nevojshme që çdo person që mundet të  kontribuoj  për Ambrën, ta bëj tani para se të jetë shumë vonë. Për ndihmë dhe kontribute jeni të lutur të lidheni me redaksinë e emisioni “Pa Gjurmë”.

Ju mund të na kontaktoni në të gjitha format tona të kontaktit:

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Cdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen