530 mln dollarë dëme dhe 11 mijë anëtarë, ky është grupi që merrej me vjedhje kartash krediti, ku bënte pjesë edhe shqiptari 25-vjeçar, Aldo Ymeraj, i cili u arrestua ditën e djeshme në kryeqytet.

Sipas detajeve të mësuara nga Report Tv, ky grup hackerash shkon deri në 11 mijë anëtarë në të gjithë botën dhe kishin vënë në shënjestër 4.3 mln karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura.

Para disa ditësh në SHBA u ngrit një padi për 36 persona, mes të cilëve ishte 25-vjeçari Ymeraj dhe 3 shtetas kosovarë.

Operacioni për arrestimin e 36 personave të shpallur në kërkim u zhvillua në Shqipëri, Francë, Britani, Itali, Australi, Kosovë dhe Serbi dhe në total u arrestuan 13 persona.

Anëtarët e kësaj organizate virtuale, nuk ishin takuar me njëri tjetrin, por kishin njohje virtuale në këtë forum kriminal. 

Grupi hackerave "Infraud", u krijua në 2010 nga një 34-vjeçar ukrainas, i cilte shiste karta krediti të vjedhura.

Er.K/Shqiptarja.com