4 amerikanë me malarie?MSH:
Dy janë pozitivë, gjendja stabël

4 amerikanë me malarie?MSH:<br />Dy janë pozitivë, gjendja stabël<br /><br>
TIRANE - Katër shtetas amerikanë, të dyshuar se janë prekur nga sëmundja infektive e malaries, u janë nënshtruar ekzaminimeve mjekësore në Tiranë.  

Lidhur me këtë shqetësim, Report Tv i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë. Ky institucion ka konfirmuar rastin, por duke sqaruar se vetëm dy prej amerikanëve kanë dalë pozitivë nga analizat.

MSH sqaron gjithashtu se gjendja e tyre është stabël. Bartësit e virusit ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe po trajtohen në QSUT. Sa u takon dy personave të tjerë, gjithashtu shtetas amerikanë, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga analizat nuk kanë rezultuar bartës të virusit.

Ndërkohë shefi i Shërbimit të Infektivit në QSUT, Dhimitër Kraja u shpreh për Report Tv se nuk ka vend për panik në radhët e popullsisë. Sipas tij, një virus i tillë vjen nga vendet tropikale.

Sipas mjekut, qytetarët mund të udhëtojnë të qetë pasi aktualisht në vendin tonë nuk ka prezencë mushkonjash të cilat janë pikërisht ato që e përhapin malarjen. Ndërkohë, sipas tij as nga vendet e rajonit nuk ka pasur raportime për prezencë të kësaj semundje.  

Çfarë është sëmundja e malaries?
Malaria është një sëmundje infektive e shkaktuar nga pikcimi i mushkonjave. Kjo sëmundje parazitare, tipike për zonat tropikale, prek rreth 500 milionë njerëz në vit, duke shkaktuar mbi një milion të vdekur. 

Simptomat, mund të shfaqen pas rreth dhjetë ditësh nga pickimi nga mushkonja e infektuar por edhe pas muajsh apo vitesh. 

Më tipiket janë:

Dhimbje koke;

Tension në muskujt e qafës, temperaturë e lartë e përhershme;

Të dridhura, djersitje, nganjëherë përzierje, të vjella dhe diarre.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje