Pas rrëfimit prej dy orësh nga Stillo Papadhima, plaku 100-vjeçar që i mbijetoi kampit të robërve të luftës në Gjermani, katër gjëra më mbetën në mend.
1. Pasi u mbijetoi tmerreve të kampit, urisë, sëmundjeve dhe punës rraskapitëse si rob lufte, Stillo, i veshur me rrobat e ushtrisë amerikane, u nis për në shtëpi. Nëpër stacione treni, me kamionë ushtarakë, në këmbë, mundi të arrinte deri në Beograd. Atje, për disa ditë, u ushqye nga serbët falas, duke pasur statusin e një të mbijetuari lufte. Sapo hyri në kufirin shqiptar, rojet e kufirit u përpoqën t’i merrnin rrobat e reja nga trupi.
2. “Në kamp ndihmuam disa çifutër”, tha Stillo. I thirrur me urgjencë në Tiranë nga Partia, 5 vjet pasi ishte kthyer nga kampi e priste një e papritur. Ata “çifutët” i kishin dërguar Stillos dhe shqiptarëve të tjerë që kishin ndihmuar për t’i shpëtuar në Gjermani nga 500 dollarë. Mirënjohja është një nga virtytet më të rëndësishme. Popujt e mëdhenj mirënjohjen e mbajnë shënim.
3. Pasi e mbyllëm bisedën, e pyeta Stillon nëse i dilte pensioni që merrte nga shteti i tij. Stillo kishte punuar gjithë jetën si shofer në parkun e Sarandës. “E more, djalë”, më tha me të qeshur Stillo dhe sytë i shndrisnin. “Për mua të rrojë gjermëni. Ka 30 vjet që më paguan pension.”
4. Stillo është 101 vjeç. I uroj jetë të gjatë, por kur xha Stillo të largohet nga kjo botë, bashkë me të do të ikë edhe shqipja e mrekullueshme që fliste. E folura e bregut, plot melodi dhe e papërsëritshme. Askush nga shqiptarët e rinj nuk e flet më këtë gjuhë kaq të bukur. Sa keq.
Komente










Rrnofsh sa bjeshket e bekuar o i bekuar i Shqiperis,Kosovës dhë Çamëris
PërgjigjuEdhe unë e dëgjova intervistën e axhë Stillos! Dëshmi e gjallë, admirim, respekt, forcë e vullnetit, humanizëm, karakter, durim, guxim...nuk e di, por në thelb "vështirësitë të kalisin, të bëjnë njeri". Jo se njeriu i do vështirësitë, ato vijnë vetë, por të stërvisin. Brezi i sotëm, me pak ose aspak vështirësi (të paktën një pjesë e madhe e tyre), bëhen të qullët, të shpërqendruar, pa shtyllë kurrizore për jetën. Një kuriozitet, ndoshta është gjuha e bregut (dhe unë këtej nga mocalet e Bunës nuk e di), "gjermën" cfarë do të thotë?)
PërgjigjuO Shkodran * gjermen * do te thote Gjermani ,plaku Stillo e shpreh me theksin e vjeter ,e ka fjalen per pensionin qe i ka lidhur gjermani si demshperblim ,sic marin te gjithe ata qe luftuan kunder Gjermanit