Futbollisti Dani Alves mbahet në paraburgim pa të drejtën e lirimit me kusht që nga 20 janari i këtij viti, pasi mbi të rëndojnë akuzat për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë natën e 30 dhjetorit 2022. Gjykata do mbajë sot seancën e tretë për këtë çështje, me mbrojtjen që kërkon lirim, teksa Prokuroria Publike në bazë të akuzave dhe provave, dënimin.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, PSG-së dhe Juventusit ka rrëfyer se ka pasur marrëdhënie seksuale me vajzën që e ka akuzuar, pasi më herët e mohoi. Një gënjeshtër e thënë për të fshehur tradhtinë nga bashkëshortja dhe për të shpëtuar martesën (Joana Sanz ka bërë kërkesë për divorc).
Alves në dëshminë e parë tregoi se e njihte viktimën, teksa më pas deklaroi se vetëm e kishte “parë”, teksa në fund ndryshoi krejtësisht versionin, duke pranuar se kishte një marrëdhënie me të. El Periodico ka publikuar disa detaje nga përdhunimi dhe momentet në klubin e natës.
Dani Alves kaloi “16 minuta në banjë me vajzën, pas së cilës u filmua nga kamerat duke injoruar viktimën, e cila qante dhe ngushëllohej nga miqtë dhe stafi i disko” dhe nuk u largua para se të pinte diçka të fundit. Alves rrezikon një dënim përfundimtar nga 4 deri në 12 vite burg nëse provohen akuzat.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.1%
-
Të gabuar
7.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 3144
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Gol dhe asist, Vedat Muriqi i shënon Barcelonës në La Liga
26 Shtator, 22:27
-
VIDEO/ ‘Është pushtuar nga forca të mbinatyrshme’, Cancelo me mimika të çuditshme pas ndeshjes
25 Shtator, 13:40
-
GOLAT/ Girona befason La Ligan, katalanasit kryesojnë kampionatin spanjoll! Barcelona përmbysje të madhe kundër Celta Vigo-s
23 Shtator, 16:05
-
VIDEO/ Tjetër zhgënjim për Napolin, Barcelona fiton me goleadë kundër Betisit! Shënojnë blerjet e minutës së fundit
17 Shtator, 11:20
-
Barcelona shet pjesët e 'Camp Nou', sa kushton blerja e 'barit të shenjtë'
9 Shtator, 16:04
-
16 vjeç e 57 ditë, sulmuesi i Barcelonës debuton me gol dhe vendos rekord te Spanja: Ëndërr e jetuar
9 Shtator, 15:15
-
Barcelona vuan, por del me tri pikë nga 'Pamplona'! Lewa shpëton katalanasit (GOLAT)
4 Shtator, 09:52
-
‘Thriller’ me 7 gola, Barcelona thyen me vështirësi Villareal! Përmbysje e çmendur e Liverpool (VIDEO)
27 Gusht, 19:50
-
Guardiola operohet papritur në Barcelonë, Manchester City: Trajneri do mungojë rreth 3 javë
22 Gusht, 15:21
-
Barcelona fiton ndeshjen e parë për sezonin e ri, Atletico barazon pa gola! Chelsea zhgënjen sërish
21 Gusht, 09:08
-
La Liga nis me skandal, Xavi lëshon akuza të forta pas barazimit me Getafe-n! Rrezikon dënimin
14 Gusht, 11:39
-
Zyrtare/ Fundi i 'telenovelës', Ousmane Dembele kalon te PSG! Barcelona arkëton miliona euro
12 Gusht, 11:19