4 hapat për ta “luftuar” talaseminë

4 hapat për ta “luftuar” talaseminë
Talasemia është një sëmundje e cila ka prekur një numër të lartë personash edhe në Shqipëri. Sipas studimeve, një person me talasemi duhet të marrë parasysh zbatimin korrekt të skemës së vaksinimit, ngrënien e ushqimeve me vlera ushqyese, aktivitetin fizik dhe zhvillimin  e marrëdhënieve pozitive.

Vaksinat
Njerëzit me talasemi mund të marrin infeksione serioze, veçanërisht në qoftë se ata kanë hequr shpretkën. Prandaj, një person me talasemi duhet të jetë gjithmonë vigjilent kur ka temperaturë apo ndonjë shenjë tjetër infeksioni. Kur te një person me talasemi shfaqen shenjat e infeksionit, ai duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore. Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen e një personi me talasemi nga shumë infeksione. Fëmijët duhet të respektojnë skemën e vaksinimit rutinë. Mjekët mund të rekomandojnë vaksina të tjera shtesë për të rriturit me talasemi.

Ushqimi
Konsumi i ushqimeve me vlera ushqyese është i rëndësishëm për të gjithë për një mënyrë jetese të shëndetshme. Një dietë e pasur me fruta dhe perime, si dhe me yndyrna të ulëta është ideale për të fituar ushqyesit thelbësor që ju nevojiten organeve tona. Për njerëzit që jetojnë me talasemi, duke qenë se kanë tepricë hekuri në gjak, ushqimet e pasura në hekur duhet të kufizohen. Hekuri mund të gjenden në mish, peshk dhe disa perime (p.sh. spinaq). Produkte të  tjera, si drithëra dhe lëng portokalli, mund të përmbajnë hekur shtesë. Personat me talasemi duhet të diskutojnë me mjekun e tyre nëse ata duhet apo jo të kufizojnë sasinë e hekurit në dietën e tyre.

Aktiviteti fizik
Aktiviteti fizik është pjesë e një jetese të shëndetshme dhe ndihmon në tregues më të mirë shëndetësor. Edhe pse disa njerëz me talasemi mund të kenë vështirësi të marrin pjesë në forma të fuqishme të aktivitetit fizik, ata mund të marrin pjesë në aktivitete të moderuara fizike duke përfshirë ecjen me biçikletë, vrapimin dhe ecjen në këmbë. Nëse një person me talasemi ka probleme me kyçet e këmbëve, ai mund të merret me aktiviteteve të tjera të moderuara përfshirë joga, not apo gjimnastikë uji. Nëse keni talasemi, ju duhet të diskutoni me mjekun tuaj për nivelin e ushtrimit që është më i mirë për ju. 

Marrëdhëniet shoqërore
Të kesh marrëdhënie të ngrohta dhe mbështetëse është pjesë e rëndësishme e jetës. Miqtë, përfshirë bashkëpunëtorët, shokët e klasës dhe anëtarët e familjes, mund të ofrojnë mbështetje në menaxhimin e talasemisë (përshembull duke ofruar një udhëtim në qendrën e transfuzionit, kujtesa me delikatesë për planin/trajtimin/grafikun tuaj të trajtimit etj.) dhe ballafaqimin me stresin e jetës së përditshme. Përveç kësaj, në qoftë se keni talasemi, jeni bartës të saj, apo dini që dikush në familjen tuaj është me talasemi, këshillimi gjenetik rekomandohet para çfarëdo shtatzënie, në mënyrë që ju dhe partneri juaj të informoheni për rrezikun e të pasurit një fëmijë me talasemi.


Si trajtohet talasemia?
Njerëzit me forma të moderuara dhe të rënda të talasemisë zakonisht diagnostikohen që në fëmijëri, pasi ata kanë simptoma të anemisë së rëndë qysh herët në jetë. Njerëzit me forma më pak të rënda të talasemisë mund të diagnostikohen vetëm nëse kanë shenja të anemisë, ose nëse një mjek gjen aneminë në një test rutinë të gjakut të bërë për një arsye tjetër. Duke qenë se talasemia është e trashëguar, disa njerëz e zbulojnë atë pasi ata kanë të afërm me talasemi.

Talasemia është më e zakonshme te njerëzit në vendet e Mesdheut, Azisë, Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Nëse keni anemi dhe keni anëtarë të familjes nga këto zona, mjeku mund të testojë gjakun për të gjetur nëse keni talasemi.

Talasemia është një çrregullim që mund të mirëmenaxhohet me transfuzione gjakut dhe terapi. Lloji i trajtimit që merr një person me talasemi varet nga sa e rëndë është talasemia. Një mënyrë për të trajtuar aneminë është furnizimi i trupit me më shumë qeliza të kuqe të gjakut përmes transfuzionit të gjakut.  Transfuzioni i gjakut është i domosdoshëm për jetën e një talasemiku sepse:
-Ju garanton indeve dhe organeve sasi të mjaftueshme oksigjeni.

-Ndihmon palcën e kockave për të mos u sforcuar në prodhimin e rruazave të kuqe në mënyrë që kockat të rriten normalisht.
-Parandalon ose pengon zmadhimin e shpretkës dhe sforcimin e organeve të tjera.

Njerëzit me talasemi major zakonisht kanë nevojë për transfuzione të rregullta gjaku, ata me talasemi të mesme mund të kenë nevojë për transfuzione gjaku atëherë kur kanë një infeksion apo një sëmundje, ndërsa njerëzit me talasemi minor zakonisht nuk kanë nevojë për transfuzion gjaku. Shumë herë njerëzve me talasemi ju rekomandohet edhe vitaminë B, e njohur si acid folik, për të ndihmuar trajtimin e anemisë. Trajtimi me acid folik bëhet zakonisht së bashku edhe me terapi të tjera. Sot, shërimi nga talasemia po bëhet gjithnjë edhe më i mundur nëpërmjet aplikimit të teknikave mjekësore të sofistikuara.
 
Shenjat e talasemisë

Marrje mendsh
Vështirësi në frymëmarrje
Rrahje të shpeshta të zemrës
Dhimbje koke
Ngërçe muskulore
Vështirësi në përqendrim etj.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane