4 këshilla për një kamping perfekt

4 këshilla për një kamping perfekt
Nëse jeni udhëtarë aventuriozë ose thjesht kërkoni një mënyrë ekonomike për të kaluar pushimet, kampingu është një eksperiencë argëtuese për t’u jetuar qoftë dhe një herë në jetë. Por para se të niseni është e rëndësishme të informoheni dhe të merrni gjërat e duhura me vete. Ja disa këshilla për pushime pa pengesa.

Pushimet në kamping janë një eksperiencë unike në kontakt me natyrën dhe ajrin e freskët. Një tendë nga më të voglat e deri tek më të mëdhatë ka gjithçka për të kaluar pushime të paharrueshme.

Arsyet përse njerëzit zgjedhin të kalojnë pushime në kamping janë nga më të ndryshmet. Dikush i zgjedh për t’u shplodhur, dikush për të provuar shijen e aventurës dhe dikush tjetër për t’u larguar nga kaosi dhe jeta frenetike e qytetit. Mbi të gjitha ai që vendos të kalojë disa ditë në kamping ka parasysh idenë e disa ditëve plot me liri.

Por për ata që nuk janë mësuar me kampingun, ose për ata që janë më pak ekspertë, pushimet mund të kthehen në një ferr të vërtetë. Për të ndihmuar këto të fundit, siti campegio.com ka renditur një listë me këshilla për pushime sa më të këndshëm edhe për ata që nuk janë mësuar në kamping.

1. Zgjidhni tendën e duhur
Hiqni dorë nga instinkti juaj dhe dëshira për t’i bërë gjërat vetë. Një tendë nuk mund të ndërtohet vetëm. Para se të niseni për udhëtim, konsultoheni me një specialist që do t’iu rekomandojë çadrën e duhur dhe pajisjet e nevojshme për kamping. 

2. Nuk jeni të detyruar të qëndroni në tendë
Nëse jeta në tendë nuk bën për ju pasi nuk ndiheni rehat, kampingjet sot ofrojnë alternativa të shumta. Një shtëpi një katëshe, një automobil i lëvizshëm në mes të natyrës, mund t’iu japë mundësinë të qëndroni në ajër të kondicionuar dhe krevat komod.

3. Zgjidhni destinacionin e duhur
Përtej çadrës, edhe destinacioni mund të bëjë diferencën. Para se të niseni kini kujdes që të informoheni për vendin ku do të shkoni dhe të gjitha shërbimet që ofrohen. Mënyrat për t’u informuar janë të shumta: Eksperienca e të njohurve, site të specializuara në web, apo agjenci udhëtimesh. 

4. Jini të hapur për miqësi të reja 
Një nga aspektet më të bukura të kampingut është socializimi. përgatituni që të njiheni me persona të rinj dhe të kthehen në shtëpi me një “ bagazh” miqësie. Falë hapësirave të përbashkëta, njerëzit janë shpesh bashkë duke luftuar me mushkonjat dhe milingonat.
 
Redaksia Online
(Ulkie Sinani/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron