4 nga 10 të rinj të kërcënuar nga
urrejtja,program kundër bulizmit

4 nga 10 të rinj të kërcënuar nga<br />urrejtja,program kundër bulizmit
BE dhe KiE partnerë me Ministrinë e Arsimit për të ndaluar fyerjet dhe dhunën tek fëmijët e shkollave.
 
Dhuna e shprehur tek fëmijët e shkollave ka qenë gjithmonë problem, për këtë arsye Ministria e Arsimit së bashku me këshillin e Europës dhe bashkimin Europian kanë filluar programin ndalimin e këtij fenomeni në shkolla.
 
Hartohet programi për të luftuar fenomenin e bulizmit në fëmijët e shkollave. Fenomeni i fyerjes dhe ofendimit është shumë i ndjeshëm dhe i pranishëm në vendin tonë. Për këtë arsye Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës në bashkëpunim edhe me ministrinë e Arsimit kanë filluar punimet për ndërtimin e programit që do t’iu vijë në ndihmë fëmijëve dhe për ti mbrojtur ata nga fyerjet dhe ofendimet.
 
Nora Malaj, zëvendës ministre e Arsimit ka shpjeguar se ndryshimi i kurrikulave do të bëjë të mundur edhe përmirësimin e situatës më fëmijët.
 
4 të rinj ndër 10, të cilët iu përgjigjën vrojtimit të Këshillit të Europës, raportuan se ndihen personalisht të sulmuar apo të kërcënuar nga gjuha e urrejtjes online.
 
Por interneti nuk është i vetmi burim lëndimi për fëmijët. Mungesa e etikës në komunikim ka bërë që shumë fëmijë të braktisin shkollën dhe të tjerë të kryejnë vetëvrasje.
 
Megjithatë në vendin tonë ende nuk ka shifra të sakta për këtë fenomen. Si në çdo fushë edhe në këtë është rroli i prindërve dhe të rriturve që të tregojnë kujdes ndaj këtij fenomeni.
 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois