Në 24 orët e fundit në Shkodër janë konfirmuar pozitiv 4 raste të reja me koronavirus . Nga 30 testet e bëra në Shkodër, 4 dolën pozitiv dhe sipas burimeve janë të gjithë raste kontakti të të infektuarve të mëparshëm.
Edhe në Gjirokastër është shënuar rasti i parë me covid-19 që nga shpërthimi i pandemisë.
I infektuari 53 vjeç ka qenë i shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë për hepatit, ku mendohet se ka marrë dhe koronavirusin.
Lajmi kryesor:
Përkeqësohet situata e COVID-19/ Në 24 orë 44 raste me koronavirus, vdes 59-vjeçari nga Lushnja (VIDEO)








