4 raste të reja në 24 orët e fundit (55 në total) ! 'Shefqet Ndroqi' do kthehet në karantinë... në ndihmë të mjekëve 2200 vullnetarë (VIDEO)

TIRANË- 55 është numrit i të prekurve në koronavirus në Shqipëri, mes të cilëve 8 prej tyre janë personel shëndetësor. Është ky bilanci i 24 orëve të fundit, konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e saj të përditshëm, teksa ka bërë me dije se sipas skenarit "Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID-19. Një vendim i tillë është marrë me qëllim për të lehtësuar fluksin tek Infektivi ku aktualisht janë të shtruar 25 pacientë (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushnja dhe Rrogozhina).

Në ndihmë të bluzave të bardha që janë në front të parë të betejës me koronavirus do të vijnë edhe mbi 2200 vullnetarët, që i janë përgjigjur thirrjes së ministrisë. Sa i përket gjendjes shëndetësore të pacientëve, nuk ka ndryshime nga ajo çfarë është raportuar një ditë më parë, ku 3 prej 25 pacientëve te Infektivi janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar, ndërsa pjesa tjetër, përfshirë edhe mjekët janë në gjendje të stabilizuar.

"Nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë. Duhet thënë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëkarantinuar. Pas hetimit të hollësishëm epidemiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 2 raste personel shëndetësor që kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Nuk ka munguar edhe apeli i përditshëm drejtuar të ardhurve nga zonat e kuqe, ku u kërkohet që të vetëizolohen për të frenuar sa më shumë përhapjen e infeksionit.
"Dua të bëj një apel për mjekët të zbatojnë me kujdes masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit. Në lidhje me testimet, dua të them që të gjitha rastet e testuara kanë qenë raste të dyshuara. Ne po përpiqemi të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të infeksionit. Këtu po përqendrohet puna e të gjithë shërbimit në këto momente.  Ju lutemi mos shkoni menjëherë në spital!  Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi", thuhet në njoftim

Harta e qyteteve të prekura
Tiranë 38 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje