4 të kërkuar nga Shqipëria për vepra të ndryshme dhe që ndodhen jashtë vendit janë arrestuar nga katër vende të ndryshme dhe Pritet të ekstradohen drejt vendit tonë.
Interpol Tirana bën me dije se në Kosovë është arrestuar Besim Gashi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 1 muaj e 14 ditë burgim. Gashi është dëniar si bashkëpunëtor për trafikimin e një sasie lënde narkotike të kapur gjatë një operacioni policor, të zhvilluar në vitin 2017, në fshatin Rrilë, Lezhë.
Në Gjermani, është kapur me qëllim ekstradimi Alban Memetaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2017, në banesën e tij, në zonën e quajtur “Uji i ftohtë”, Policia gjeti dhe sekuestroi 211 kg lëndë narkotike kanabis.
Në Greqi, është kapur E. C., 30 vjeç, lindur në Tepelenë, të cilit Gjykata e Apelit të Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi më 23 mars të vitit të shkuar, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën dhe në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis;
Ndërkohë që në Francë është arrestuar Xhevahir Kuçi (Kuqi), 47 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.5%
-
E gabuar
40.3%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 2957
Lajme të tjera
-
EMRI/ I kërkuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
19 Mars, 10:28
-
Anëtar i organizatës që merrej me trafikun e drogës, arrestohet në Tiranë 49 vjeçari i shpallur në kërkim në Britani, pritet ekstradimi i tij (EMRI)
18 Mars, 09:44
-
I dënuar në Itali me 13 vite e 6 muaj burg për trafik droge, ‘Fast Albania’ arreston 46-vjeçarin! Do të ekstradohet (EMRI)
10 Mars, 09:51
-
Ndeshjet e trukuara në Superligën e Kosovës, 'në lojë' futet edhe Interpoli
7 Mars, 18:10
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Itali 22-vjeçari shqiptar! Pritet ekstradimi i tij (EMRI)
25 Shkurt, 11:56
-
EMRI/ Vrau rojën e një lokali në ’98 në Durrës, arrestohet në Gjermani 45-vjeçari
23 Shkurt, 08:51
-
Fier/ Përshtaste ambientet për kultivim bimësh narkotike në Spanjë, arrestohet 22-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
18 Shkurt, 11:31
-
Arrestohet në Belgjikë kreu i 'Klanit Duka', Leonard Duka, armik i 'betuar' i Ervis Martinajt! Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko
14 Shkurt, 10:56
-
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 38-vjeçari në Rinas! I dënuar me 8 vite në Itali për trafik droge e prostitucion
9 Shkurt, 10:32
-
Në kërkim për inceneratorët e Fierit e Elbasanit, Stela Gugallja në Austri, nisin procedurat e ekstradimit! Avokati për Report Tv: Nuk ka arrestim
7 Shkurt, 15:10
-
Në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 33-vjeçari, do ekstradohet në Itali! Prangoset edhe një 59 vjeçar në Elbasan, i dënuar 7 vite e 5 muaj
5 Shkurt, 12:47
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Gjermani 28-vjeçari shqiptar! Ekstradohet drejt Zvicrës
21 Janar, 11:41