4 të vrarë në Velipojë/ Meçe në Report Tv: Policia s'ka faj, s'kanë kuptim kërkesat për dorëheqje! Ndoka: Pse opozita nuk sulmon Çuçin? Se nuk punon, s'e pyet as Ardi Veliu

TIRANË- Për kreun e PDK-së, Nard Ndoka, vrasja me 4 viktima në Velipojë duhet të prodhonte largime ose dorëheqje në radhët e Policisë së Shtetit. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Ndoka ka komentuar edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama sot, i cili njëjtë si ministri Çuçi, bëri fajtor prokuror e gjykatës, që lirojnë kriminelët që kap Policia. Sipas Ndokës, ky është një reagim provokues dhe demagogjik.

“Reagimi i Ramës është provokues,  demagogjik, sa i doli gjumit në mëngjes, nxori foto nga plazhi i Velipojës nga ato shezlongët pa leje, se vetëm 1 leje është dhënë në Velipojë, ose po provokonte, ose nuk kishte informacion. Kur njerëzit prisnin reagimin e të parit të vendit, nxjerr foto nga Velipoja ku ishin vrarë 4 veta, e hoqi, e pranoi gabimin. Një qeveri e përgjegjshme, ose do kishte shkarkime ose dorëheqje, do kishte një hetim pse nuk ka leje në Velipojë”, tha Ndoka.

Nisur nga ngjarjet kriminale të ndodhura gjatë verës, që referuar viteve të kaluara gjatë muajve korrik-gusht ka një rritje të vrasjeve, Ndoka ka propozuar zgjidhjen e tij. Për numrin një të PDK-së duhet krijuar një Task-Forcë në qytete gjatë verës, që është e përbërë nga policë që nuk kanë njohje me vendasit.

“Ne kemi një shtet inaktiv, që i frymëzon grupet kriminale, që në fillim dërgon Policinë ndërtimore, ushtrinë, bën terrorizëm, bën shembje për ndërtime pa leje, nuk kontrollon personat që rikthehen  në korrik e gusht që janë kontingjent i krimit që dhunojnë çdo gjë, e dinë të gjithë që korriku dhe gushti ka ngjarje, kemi polici inaktive, më e keqja bashkëpunojnë, marrin të ardhura prej tyre. Të krijohet një Task Forcë për korrikun dhe gushtin që ta mbajnë atë në kontroll, jo ato policë që janë vendali dhe janë të lidhur me grupet kriminale. Nëse do kishim forca të specializuar në Velipojë, janë  jashtë interesave, njohjeve, edhe për rastin në fjalë është njoftuar policia dhe sot nuk ka një të shkarkuar. Duhet përgjigje penale dhe politike”, tha Ndoka.

Pyetur se përse opozita nuk e ka kritikuar ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin, Ndoka tha se “ai nuk punon, rri vetëm në zyrë, s’ka si të sulmohet’.

“Pse nuk e sulmojmë? Se nuk punon, një ministër i Brendshëm që rri brenda në zyrë dhe nuk bën asnjë punë, për ca ta sulmosh atë. Kemi një drejtor Policie që nuk e di a urdhërohet nga Bledi Çuçi”, tha Ndoka.

Megjithatë, nuk ka qenë i këtij mendimi, analistit Arben Meçe. Ai thotë se zgjidhja nuk është te dorëheqjet e sipas tij te ngjarja në Velipojë, fajtor nuk është Policia.

“Shteti që është pronar i bregdetit, nuk ka reaguar, por ka dhënë vetëm një leje. Aktori që merret me shezlongët, kush e tha që Policia merret me shezlong? Nuk e kanë këta zotëri, pra kufijtë e shezlongëve nuk i ka Policia, për çdo gjë që ndodh ne themi duhet të jap dorëheqjen filani, po jo mor zotëri se nuk funksionon kështu”, tha Meçe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Ndoka: S’kam marrë kurrë asnjëherë një gjobë si shofer! 3 djemtë e mi nuk kanë makinë personale derisa ta blejnë vetë

 

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka treguar se është një shofer shumë i rregullt, sa deri më tani nuk ka marrë kurrë asnjë gjobë. Madje ai ka thënë se 3 djemve të tij, edhe pse janë mbi 20-vjeç, nuk u ka blerë makinë dhe nuk do e kenë derisa ta blenë vetë.

“Nuk kam marrë asnjëherë gjobë, kam tre cuna të rritur dhe asnjëri prej tyre nuk ka një makinë personale dhe nuk do e kenë deri sa ta blejnë vetë, dhe njërit që ia kam dhënë makinën për të shkuar në një ftesë, ka bërë shkelje rrugore dhe e kam dënuar unë për 6 muaj, këto janë masa që duhet t’i marrim nga vetja jonë”, tha Ndoka.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babai: 30/06/2021 06:23

    Asnjeher nuk te kam simpatizuar si politikan por si baba nese eshte e vertet ke gjithe respektin tim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë