4 të vrarë e 2 të plagosur për shezlongët në Velipojë! Vriten anëtarë të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj! Vdes edhe një 20-vjeçar, filloi dje punë si kamarier! Dhjetëra të shoqëruar

VELIPOJË-Konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë ka përfunduar me 4 të vrarë dhe 2 të plagosur, duke tronditur kështu jo vetëm zonën, por të gjithë vendin në një kohë kur përpiqemi të dalim të rimëkëmbur në këtë fillim sezoni turistik nga një pandemi që jo pak na goditur.

Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur. 20-vjeçari kishte filluar vetëm dje punë si kamerier në hotelin Gocaj. Dita e parë e tij e punës rezultoi tragjike dhe u bë dita e fundit e jetës. Nuk do të jetë më e njëjta jeta edhe e një të mituri, vetëm 17 vjeç. Nipi i Kujtim Ferracakut, Elmilind Dyli, ka marrë një plumb në gju dhe mjekët fillimisht menduan t'i prisnin këmbën por drejtori i Traumës Alban Zeneli në një prononcim për Report Tv siguroi se një gjë e tillë është përjashtuar. I plagosuri tjetër është vëllai i Ferracakut, 54 vjeçari Hasan Ferracaku i cili ndodhet dhe ai ndodhet në Spitalin e Traumës, tashmë në gjendje të stabilizuar. 

Ferracaku, pronar i Hotel 'Fantazia' është përplasur me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit 'Gocaj'. Bizneset e tyre ndodheshin vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit. Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut vrarë në atentat të ndodhur ne vitin 2018.

Palët dyshohet se u konfliktuan mesditën e djeshme për shezlongët. Nga informacionet paraprake mësohet ka qenë pikërisht anëtarët e familjes Ferracaku të cilët kanë shkuar pas mesnate në hotelin 'Gocaj' për të sqaruar konliktin për shezlongët. Dy pronarët e hoteleve janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe debati ka degjeneneruar me përdorimin e armëve. Ndërkohë që deri më tani nuk raportohet asnjë konflikt i mëparshëm mes këtyre dy familjeve.

Ajo që vihet re nga pamjet nga vendi i ngjarjes është fakti se ajo është e mbushur plot me njerëz, shumica dërrmuese turistë, të cilët të tmerruar janë ngritur nga të shtënat armëve. Ndonjë prej tyre ka vendosur që mëngjesin e sotëm të marrë çantat dhe të kthehet andej nga ka ardhur.

Në vendngjarje shkuan menjëherë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe forcat RENEA, ndërkohë që hetimet vazhdojnë edhe për këqyrjen e kamerave të sigurisë. Policia ka shoqëruar me dhjetëra persona, përgjithësisht familjarë të palëve për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur pistoleta dhe kallashnikovë. 

Tronditës ka qenë edhe rrëfimi i Pjetër Gocajt, babait të Xhovan dhe Edmond Gocajt, dy vëllezërit që mbetën të vrarë. AI thotë se i është fikur dera e shtëpisë, teksa nënvizon se ia vranë djemtë në derë të shtëpisë, dhe madje djali i madh jetonte në Angli dhe kishte ardhur për të investuar. Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar deri tani edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi. 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:27
U vra gjatë përplasjes me armë në Velipojë, 20 vjeçari Musaen Zeneli humbi të atin në mënyrë tragjike disa vite më parë, iu mbyt në Drin

1624822678_Screenshot1421.jpg

Musaen Zeneli, i cili u vra nga përplasja me armë në Velipojë mes 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj për disa metra territor plazh, në një mënyrë tragjike ka humbur dhe babin e tij disa vite më parë.

Para disa vitesh babi i 20 vjeçarit të ndjerë ishte mbytur në lumin Drin, teksa ishte futur për t’u larë. Vrasja e 20 vjeçarit Zeneli mbrëmë preku zemrat e të gjithëve pasi u konsiderua si viktima më e pafajshme e kësaj masakre me 4 të vrarë. I riu me njohuri fillestari në kuzhinë, ishte shpërngulur në hotelin e vëllezërve Gocaj dhe kishte ditën e parë të punës, ku shërbente edhe si kamarier.

Ora 20:00
Mbeti i vrarë nga masakra në Velipojë, del foto e 38-vjeçarit Edmond Gocaj

1624816998_page.jpg

Ky është Edmond Gocaj 38-vjeç i cili mbeti i vrarë në masakrën në Velipojë gjatë orëve të para të mëngjesit.

Të vrarë mbetën edhe Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç e  Musaen Zeneli 20 vjeç, pas një konflikti për disa metra territor plazh mes anëtarëve të 2 familjeve pronarë hotelesh, Ferracaku dhe Gocaj.

Ora 12:04
Dy të plagosurit nga masakra në Velipojë u sollën tek ‘Trauma’, drejtori i spitalit jep detaje për gjendjen e tyre shëndetësore

Alban Zeneli, Drejtori i Spitalit të Traumës në një prononcim për Report Tv ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të Hasan Ferracakut dhe Elmilind Dylit që mbetën të plagosur në masakrën në Velipojë.

Hasan Ferracaku është në gjendje më të lehtë, por nuk rrezikon krahun. Megjithëse më herët u raportua se 17-vjeçarit Elmilind Dylit rrezikohej t’i pritej këmba, mjeku thotë se nuk është në gjendje që t’i pritet këmba.

Sipas mjekut i mituri ka dëmtime në këmbë, plumb në kërci, apo gju, pak  në gjendje me serioze se Hasan Ferracaku.

Ora 11:45
Masakra në Velipojë, në vendin e ngjarjes gjenden 4 lloj armësh

Report Tv mëson se 4 lloje armësh janë përdorur në vendin e ngjarjes në Velipojë, para hotel ‘Gocaj’ ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të tjerë të plagosur. Në vendngjarje janë gjetur dy armë automatike, 1 pistolete glok dhe 1 pistolete TT.

Ora 10:23
Dy të plagosurit janë në Spitalin e Traumës, nipit 17 -vjeçar të Ferracakut do t'i presin këmbën, vëllai i tij në gjendje të rëndë

 

Dy të plagosurit nga të shtënat e armëve orët e para të mëngjesit të sotëm janë të dy familjarë të Kujtim Ferracakut. Vëllai i tij, 54-vjeçari Hasan Ferracaku, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës ndërkohë që 17-vjeçari Elmilind Dyli, i cili djali i vajzës së Kujtim Ferracakut ka marrë një plumb në gjumë dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se mjekët po mendojnë t'i presin këmbët.

Ora 09:57
‘Më është fikur dera e shtëpisë’, flet babai i dy vëllezërve të vrarë në Velipojë: Më kanë ardhur në derë të shtëpisë e më kanë qëlluar! Vrasësit i kam pasur shokë e kolegë

VELIPOJË-Pjetër Gocaj, babai i Xhovan dhe Edmond Gocajt, dy vëllezërit që mbetën të vrarë pas përplasjes me armë në mesnatë në Velipojë, thotë se i është fikur dera e shtëpisë. Gocaj thotë se vitin e kaluar i kanë pasur ato shezlongët dhe këtë vit po prisnin që të bëhej ndarja. Ai tregon se i vranë djemtë në derë të shtëpisë, dhe madje djali i madh jetonte në Angli dhe kishte ardhur për të investuar. Më tej ai shton se nuk ishte i pranishëm në vendngjarje dhe shprehet se është i habitur, pasi ato i ka pasur shokë e kolegë. Ai thotë më tej se ato përderisa kanë shkuar me armë nuk kanë shkuar për të sqaruar muhabetin. 

'Punë ndarje shezlonash. Shteti është duke i ndarë. Vjet i kam pasur unë. Simjet ja kanë dhënë këtij zotërisë, dhe këtë vit i kam thonë do të presim sepse i kam në proces edhe unë. Ai ka marrë të vjetshmet. Kanë ardhur mbrëmë në derë të shtëpisë, të armatosur. Si tash e 30 vjet janë vra dhe për parking, armët kanë këto fenomene. Fatkeqësia jeme, ato i kam pasur shokë e kolegë, se në çfarë rrethanash ma kanë bërë këtë punë e me më ardhe tek dera. Mu duhet të më kishin thirrur, më shumë më njohin mua se çunat e mi. Djalin e kam pasur me nënshtetësi angleze, është djersa e tij. Nuk kam ditë mor gjë, se nuk na kanë njoftu! I kam shokë, unë jam habitur. Të hënën do të sillja disa kosovar dhe ndodhi kjo që ndodhi.

Kjo qe ka ndodhur mos i ndodht me kujt, mua me eshte fikur dera e shtepise. Uroj qe mos ti ndodh askujt. Me kane vrare tek dera e shtepise, me kane vrare dy djemte. Çfarë me duhet jeta me. Ata kane ardhur dhe na vrane ne shtepi. Uroj mos ti ndodh me kujt se peshen e rende te kesaj ngjarje e kam une mbi supe. Asgje nuk dime. Me kane vrare djemte. Ne i kemi vendosur shezllonet perpara se te behej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje per te shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhen dhe qelluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze i cili ka ardhur per te investuar dhe punuar. Pastaj qelluan edhe djalin tjeter, djali i dyte i ka qelluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene ketu por nuk kane ardhur per te folur perderisa kane ardhur me arme tek dera e shtepise. Uroj mos ti ndodh me askujt”, deklaroi ai.

Ora 09:53
U vranë 4 persona në mes të Velipojës, policia shoqëron dhjetëra persona! Po këqyren kamerat e sigurisë

 

Hetimet për ngjarjen tronditëse të orëve të para të mëngjesit të sotëm vazhdojnë me intensitet. Mësohet se policia e Shkodrës ka shoqëruar me dhjetëra persona, përgjithësisht familjarë të palëve për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. 

Ndërkohë që po këqyren kamerat e sigurisë.

1624772934_Screenshot1.jpg

Ora 09:44
Dje kishte nisur punë si kamerier në hotel ‘Gocaj’, 20-vjeçari u vra nga plumbat pas përplasjeve me armë në Velipojë

Myzerim Zeneli vetëm 20 vjeç është një prej viktimave të ngjarjes tragjike në Velipoje. 20 vjecari për fatin e tij tragjik kishte dje kishte nisur punë si kamarier në Hotel Gocaj, dhe fatkeqësisht dita e parë e punës e tij do të ishte edhe dita e fundit e jetës për të.

Ai ka qenë aty në momentin kur dy familjet Ferracaku dhe Gocaj janë konfliktuar me armë ndërkohë që si pasojë e plagëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Hoteli i familjes Gocaj
Ora 08:03
Mbeti i vrarë pas përplasjeve me armë në Velipojë, kush është 25-vjeçari Xhovan Gocaj

1624774518_Sequence03.00075923.Still010.jpg

Report Tv ka siguruar foto të 25-vjeçarit, Xhovan Gocaj i cili mbeti i vrarë pas përplasjes me armë pak pas mesnate në Velipojë, ku humbën jetën edhe tre të tjerë. I vdekur ka mbetur edhe vëllai i 25-vjeçarit, Edmond Gocaj.

Përplasja ndodhi mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj, të cilët janë pronarë të dy hoteleve në Velipojë, që janë vetëm 50 metra larg njëri-tjetrit. Shkak për përplasjen men armë është bërë zaptimi për hapësirën e rërës për të vendosur shezlongët dhe çadrat.

1624800132_page.jpg

1624817204_page.jpg

Ora 07:58
VIDEO/ 'Krisma gjithë natën, ky është tmerr', turisti largohet nga hoteli në Velipojë: Erdhëm për qejf

 

I tmerruar nga ajo që ka parë mbrëmë në Velipojë, ky turist nga Kosova, së bashku me bashkëshorten e tij kanë vendosur ta lënë dhomën e  hotelit që kishin prenotuar për të ikur. Në një prononcim për media kryefamiljari tregon tmerrin e përjetuar.

"Kena ardh për qejf. Tërë natën duke krisma, kallashi. Ky është tmer! Kallashi gjithë natën. Jam prej Podujevës në Kosovë", tha ai.

 

Ora 07:34
Në një rrugicë mes hotelesh në Velipojë, Report Tv siguron pamje nga vendngjarje ku mbetën të vrarë 4 persona dhe u plagosën 2 vetë

 

Në një rrugicë mes hoteleve në plazhin e Velipojës mbrëmë humbën jetën 4 persona, mes tyre edhe vetëm një 20-vjeçar punonjës shezlongësh. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, i cili mbrëmë ishte i mbuluar totalisht me punonjës policie. Ngjarja ka tronditur jo vetëm vendasit por edhe turistët, duke ia dëmtuar kështu imazhin vendit në këtë sezon turistik.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Ora 07:29
4 të vrarë në Shkodër, flet drejtori i i Policisë: Shkak ndarja e pronësisë për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve! Janë përdorur më shumë se një armë

Drejtori i Policisë Shkodër, Niko Brahimaj ka dhënë detaje në lidhje me përplasjen me armë pak pas mesnate, në Velipojë ku mbetën të vrarë katër persona dhe dy të plagosur.

Brahimaj dhe se ngjarja ka ndodhur para ambienteve të hotel ‘Gocaj’ dhe përplasja ka nodhur për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet ose mbi sipërfaqet e rërës që shfrytëzohen për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve. Brahimaj tha më tej se janë përdorur më shumë se një armë.

‘Rreth orë 00.30 minuta në Velipojë ka ndodhur një ngjarje tepër e rëndë kriminale. Ngjarja ka ndodhur në ambientet të  jashtëm të hotel Gocaj ku për shkak të konflikti me armë të çastit dhe për motive të dobëta. Motive të dobëta, duhet të them për shkak të ndarjes së pronësisë mbi ambientet ose mbi sipërfaqet e rërës që shfrytëzohen për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve.

Si rezultat ka gjetur vdekjen Kujtim Ferracaku, 59 vjeç, dhe 2 anëtare të familje Gocaj, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç. I vdekur ka mbetur edhe Musaen Zeneli 20 -vjeç punonjësi i shezlongëve, vetëm 20 vjeç. I plagosur në ngjarjen e rëndë ka mbetur Hasan Ferracaku 54-vjeç, si dhe Elmilind Dyli 17-vjeç.

Policia ka marrë masa dhe ka mbërritur në vendngjarje. Në ngjarje janë përfshirë më shumë se sa një armë. Një pistoletë është sekuestruar. Janë sekuestruar një numër kamerash sigurie. Shumë shpejt do të ketë persona të arrestuar.’- tha Brahimaj.

Ora 07:20
E gjithë ngjarja mafioze/ Mbrëmë iu vra babai, kush është Arjan Ferracaku, i ekzekutuar 3 vite më parë! Biznesmeni po kalëronte kur drejt tij u qëllua 24 herë

 

Kujtim Ferracak, i vrarë mbrëmë 50 metra larg hotelit të tij në Velipojë, në shtator të vitit 2018 ka humbur djalin e tij nga një atentat. Ne shtator të vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku mbi kalë në Shkodër, tronditi jo pak të gjithë kryeqendrën e veriut në atë periudhë. Dy persona qëlluan me automatik. Vetëm tre ditë pas kësaj ngjarje policia dhe RENEA ndërmorën një aksion në dy lagje në Shkodër, duke arrestuar katër persona në Dobraç, të cilët janë duke u verifikuar mbi gjurmët e gishtave. Por njëherësh gjatë kësaj kohe prokuroria e Shkodrës ka administruar dhe aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të viktimës Ferracaku, ku evidentohet se biznesmeni që zotëronte një hotel në Velipojë dhe një restorant në Shkodër është prekur nga katër plumba automatiku. Sipas aktit të ekspertimit aktorët kanë qëlluar plot 24 herë, por vetëm katër plumba kanë prekur trupin e viktimës. Për shkak të largësisë jo të madhe, tre nga nga katër plumbat kanë qënë tejshpues duke i shkaktuar 7 plagë gjithsej në trup të riut, dhe për pasojë i kanë sjellë vdekjen e menjëhershme të tij. Babai i dy fëmijëve të mitur, biznesmen i njohur në Shkodër dhe Velipojë është vrarë me breshëri kallashnikovi teksa po kalëronte me dy miqtë e tij. Policia e këtij qyteti ka përqëndruar hetimet e saj në disa anëtarë të grupeve kriminale që veprojnë në Shkodër, pasi dyshohet se vrasja lidhet me gjobat financiare që mund ti jenë vendosur këtij biznesmeni. Policia ka dalë në këtë konkluzjon pasi, viktima nuk njihej si person me precedentë penalë apo që të jetë përplasur me grupet kriminale, por ka shumë gjasa se vrasja e tij mund të ketë ndodhur vetëm për shkak të gjobave financiare, pasi 30-vjeçari dhe babai i tij Kujtim Ferracaku, gëzojnë biznese të shumta në Shkodër. Për më tepër familja Ferracaku njihet në Shkodër me reputacion të mirë, dhe jo konfliktualë. Një ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit, në Shkodër ishte planifikuar të bëhej një aktivitet sportiv lidhur me garat me kuaj, dhe për këtë qëllim 30-vjeçari Arjan Ferracaku, kishte dalë të kalëronte së bashku me dy shokë të tij. Por teksa vraponin mbi kuaj, një breshëri kallashnikovi i ka marë jetën babait të dy fëmijëve. Ferracaku njihet si biznesmen dhe pronar i hotel “Fantazia” në Velipojë dhe restorantit “Zus” që ndodhet sa kalon urën e Bunës në Shkodër. Zona ku ka ndodhur krimi, njihet nga policia si vendi ku shpesh herë atentatorët kanë djegur makinat, menjëherë pasi kanë qëlluar objektivat e tyre. Arjan Ferracaku rezulton të jetë djali, i një prej biznesmenëve më të njohur në zonën e Shkodrës, pasi administron biznese plastike dhe duralumini.

Ora 07:07
Bilanc lufte në Velipojë, kush janë viktimat dhe të plagosurit, mes tyre dhe një 20-vjeçar, kamarier në hotel 'Gocaj'

Report Tv ka zbardhur emrat e viktimave dhe të plagosurve pas një përplasje me armë mes 2 familjeve, Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë, pronarë të dy hoteleve.

Viktimat janë Kujtim Ferracaku, 59 vjeç dhe 2 anëtare të familje Gocaj, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç. I vdekur ka mbetur edhe Myzerim Zeneli, kamarier në hotel 'Gocaj' vetëm 20 vjeç.

I plagosur në ngjarjen e rëndë është edhe i vëllai i Kujtim Ferracakut, Hasan Ferracaku 54-vjeç, si dhe Elmilind Dyli 17-vjeç, ky i fundit djali i vajzës së Kujtim Ferracakut. Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut vrarë në atentat të ndodhur ne vitin 2018. Palët dyshohet se u konfliktuan mesditën e djeshme për shezlongët.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/06/2021 00:59

    Te dashur pushues,te dashur turiste,vendas apo te huaj.Ju ftojme te vizitoni Shqiperine,ju ftojme te shijoni bukurite e saj,nga malet deri ne bregdet.Ne paketen turistike ju ofrojme te provoni ushqimin e shijshem shqiptar te shoqeruar me verera e raki vendase nga me te mirat.Gjithashtu ju ofrojme shfaqje Far-West,here pas here,me shkembim zjarri me arme.Mund te shihni gjak dhe viktima,por nuk duhet te trembeni e te largoheni,pasi nuk ndodh gjithmone dhe ne kete menyre.Nganjehere ju duam kaq shume sa hidhemi mbi makine e nuk duam t'ju leme te ikni,por edhe kjo eshte nje shfaqje e rralle,por per t'a pare kete ju sugjerojme Mihal Kokedhimen qe morri fame boterore si /stunt/.Ju kerkojme falje per keto lloj shfaqjesh me dhe pa gjak e viktima.Perpiquni te na kuptoni.Fajin ia vume komunizmit sepse na nxori kaq te varfer,sa qe kur filloi kapitalizmi,ne vend te investonim per trurin,vendosem te investonim ne fillim per pasuri,per hotele,lokale,shezlonge e toke te xanum.Per fat te keq nuk treguam per trurin te njejten interes dhe sot i kemi te gjitha hotele,lokale,shezlonge,por jo trurin.Mungesen e tij mund t'a shikoni ne menyren se si i zgjidhim problemet me rivalet.Sepse dollari e koburja bejne punen e tij, bile dhe me mire.Por ju te dashur turiste do te jeni gjithemone te mirepritur :buke,kripe,zemer,raki dhe pak barut ne fund,thjesht per nje aventure autentike shqiptaro-ballkanase.

    Përgjigju
  • Hasta el fuego: 27/06/2021 20:41

    Ha mor Ferracakt kur skeni qa i bani gomarit i bjeni samarit pse nuk dolt me vra ibrahim licin si ju vrau djalin ne maje te kalit po dolt e u vrat per shazllona per 2 miljon lek te vjetra fitim 3 muj ver,po mort ne qaf njerz te pafajshem e i myllet deren ene vetes se ska me jau fal kush o rob kot

    Përgjigju
    • Hast: 29/06/2021 21:41

      Nuk e ka vra Ibrahimi ate

    • Ha f: 28/06/2021 03:11

      Shum e vertet ,kan pas me ke me u marr boll jo me marr njerz ne qaf kot

  • Turisti: 27/06/2021 16:07

    Hajde bëj pushime në shqiperi ! Duhet diçka të kuptohet që ka ardhur koha të shikojme sesi jetohet so si të Ik jeta për një cope buke. Shumë gjunah 4 djem te Ri , shume e pashpjegueshme i djali kamarieri 20 vjec , i cili ka enderruar të ruaje 2/3 leke sa për të ik emigrant në Europë ! Shqipëria ka pordhë dhe një erë muti që vjen nga mungesa e shtetit në një infrastrukture ku nuk ka konflikte për gjëra kot… Zoti na dhente mend e shëndet ne shqiptareve

    Përgjigju
  • Kastriot: 27/06/2021 16:01

    Degradimi Polisis te Shtetit ka vetem nje emer dhe mbiemer.Ardi Veliu

    Përgjigju
    • skenderbeu: 27/06/2021 19:34

      hec mor k.r se nuk ka polici te mbaje frenuar injorancen e shqiptarit.nuk me ha toci per veliun e ramen e lulin e gjith mutrat e politikes por vetem nje enver i mbante zap kete popull gjakatar e i pa bese.nuk ka kufi injoranca dhe etja e shqiptarit per para.nuk ka perendi te ndaloje kete popull injorant

  • GOLI: 27/06/2021 16:00

    TRAGJIKE.....MATERIAKIZMI E FUT NE KURTH NDERGJEGJEN PER TE SUNDUAR AMORALITETI.....ESHTE PER TE ARDHUR KEQ.

    Përgjigju
  • Ceceni: 27/06/2021 15:01

    Nuk bohet rob maloku jo Derr ka qen derr ka njel e derr dot jet Vec ke pushka e ka menjen , hani i mut tani rrini ne shezlone

    Përgjigju
  • Agroni: 27/06/2021 14:20

    Car te bejne policet e shkrete dhe ata pak oficere karriere qe kane ngelur,shefat e tyre nga grada komisar e lart jane super te korruptuar dhe hajdute pasi edhe graden te gjithe pa perjashtim e kane vjedhur dhe asnje se ka marre ne menyre te merituar,sipas ligjit te policise cdo mars hapet kunkursi per grade,nga viti 2013 deri me sot jane hapur vetem dy here,nje here ne janar 2014 dhe ne vitin 2019 dhe ne te dyja rastet u graduan vetem hajdute ose u shiten gradat me leke,vetem ky fakt mjafton per ta arrestuar ardi veliun per shperdorim detyre pasi me mos hapjen e konkursit cdo vit sipas ligjit demton karrieren e ligjshme dhe ekonomine e oficerave te policise.po spak e ka mendjen per te arrestuar ndonje fakir me 5 mij lek rryshfet.

    Përgjigju
  • Agron: 27/06/2021 14:09

    Nuk flas shum per shkodren se nuk e njoh,por policia eshte degraduar shum ne drejtimin e ish shefit te rendit te katapultuar drejton ardi veliu. Psh.ne komidariatin nr 4 tirane shef prej 6 vitesh eshte nje ish agjent policie i bere oficer pa shkolle i quajtur agim hoxha ku shef rendi eshte nje ish shperndares droge nga polic bere oficer pa shkolle,ne durres drejtori i policise vjen nga fnsh dhe e ka mendjen vetem tek hashashi ne kruje,ne lac shef komisariati eshte erdit rreceku qe pinte kokaine me enver stafuken...etj etj se lista ska fund. Dhe lista e 140 oficereve te shish qe tregonte se merreshin me hashash ne 2016,vazhdon akoma te drejtoje policine dhe ngritur ne detyre si psh erjon ismaili nga shef i komisariatit te droges ne kruje eshte derguar shef i krimeve te renda ne elbasan,hajde e merre vesh se si e kane nxjerre certifikaten e sigurise keta ushtaret e droges se ardi veliut.

    Përgjigju
    • altin: 27/06/2021 19:43

      shpresoj qe ti lexoje edi kete koment e te filloje te kuptoje qe ai veliu duhet hequr nqs esht e vertete kjo qe ke shkruajtur.un nuk jetoj prej kohesh ne Shqiperi por qe nuk ka rend dhe qe jeta nuk esht asgje aty me le te kuptoj qe jemi popull i nenshtruar nga kriminelet dhe policija nuk mund te beje asgje.por per mendimin tim fajin me te madh e kane gjykatesit e prokuroret qe lene te lire kriminelet qe policija i arreston.kshu qe policet nuk arrestojne se e shohin qe nuk ja vlen.

  • Shkodrani TR: 27/06/2021 13:53

    Katunare livadesh e Turq zakonit u qifte allahu nanat ne vorr se mbi toke sjau qin as qeni pleha na koriten shkodren tash 30 vjet vetem vrasje e krime u qifsha zakonet e kanunin e Karit…

    Përgjigju
  • Plazhi: 27/06/2021 13:14

    Ne velipoje dhe kudo ne Shqiperi, Leja shfrytzimit jepet nga krimi, jo nga bashkia Apo shteti, shteti thjesht i ve vulen, Por po smore miratimin e krimit, Dhe ti derdhesh leket ne baze perqindje kontrate Qe behet ne fillim, nuk merr njeri toke per shazllone, Kto e dine mire shume kte pune, Por marrin perqindjen e tyre drejtorat e policise, Ne Shkoder dihet mire, por kshu eshte kudo ne shqiperi, Si per cdo gje te pa ligjshme, me i forti mbijeton, Dhe si per ironi, te fortit vritet dhe skane te mbaruar te fortit... Qe dalin cdo dite , lufte per troje!!!

    Përgjigju
  • Beni: 27/06/2021 13:13

    Gjith bota shko para,ne mrapsh po fort fare ama.Shteti ka ik me pushime

    Përgjigju
  • likja me qafore: 27/06/2021 12:30

    PO TE JESH SHKODRAN TANA I BAN . VETM KAPEDAN ILIR META MUND TA RREGULLOJE SHKODREN E TA PASTROJE NGA KRIMET

    Përgjigju
  • Toni: 27/06/2021 12:27

    Faji kryesor eshte i shtetit qe nuk i ndan plazhet ne menyre te drejte dhe pastaj ndodh kjo qe shpellaret hyne ne grindje per 2 kokrra rere.

    Përgjigju
  • 7 pallatet: 27/06/2021 12:23

    Gjynah ai djali vogel.Keta pacin kemben e mbera per kete trimat e ish komleksit VEFA ne Vlore qe pasi prishen molin e plazhit te ri dalin si trima kur parkon makinen aty se ua ka len motra e tyre sheshin.Shtet rrumpall

    Përgjigju
  • Shoku: 27/06/2021 12:06

    E kishte mire Rama kur tha le te hane kokat e njeri tjetrit, keta provinciale qe vriten ne 2021 per shezllone dhe rrjepin turistet,ngushullime familjes se kamarierit te shkrete ata duhen ndihmuar.

    Përgjigju
  • Artan: 27/06/2021 11:45

    Po mor po, kshu eshte kur doni me shfrytezu prona (se jane prona te shteti brigjet e plazheve) pa asnje lloj te drejte, hani koken e njeri tjetrit qelbesira. Ngushellime vetem familjes se djalit 20 qe kishte filluar pune ne diten tragjedise.

    Përgjigju
    • Per Kolin: 27/06/2021 13:51

      Shpresoj ta kesh me te tallur kete komentin per Ard Veliun specialist hahahahah .Nese ka njeri me injorant e jo specialist e profesionist ne polici jo ne Shqiperi po ne bote eshte ky cobani i dhive .Ka menjanuar gjithe specialistet e ka promovuar hajdutet dhe idiotet.

    • koli: 27/06/2021 12:09

      fain e ka kryeministri qe nuk do ta beje rendin se ka vene nje drejtore te pergjithem qe eshte specjalist po ri me bandat qe nga vlora e ne te gjithe shqiperin ai i di kush i bene vrasjet ne vlore po e joshin me lek Qe nga kecka nga fshataret qe nga oslua e kokuqi qe drejtori i polisis se vlores u mere nga 10 mije euro ne muaj qe te bredhin me arem e me makina te blinduara qe e shkatrruan policin vetem cobane fshatare dhe hoqen specialistet po jemi akoma me te plote fuqishen ne cdo lagje dhe kete nuk i dine turp turp tu vi maskarenje shtet i qelbur

  • Shkodrani.TR: 27/06/2021 11:42

    Turp e marre faqja e zeze per kush e qeverise Shkodren.Voltana Ku.va qe ka fute ne sherr tane dyrnjane per cadra e per lokale ne rane e per shume poshtersina te tjera buce gru

    Përgjigju
  • Juri: 27/06/2021 11:39

    Viti 2021 kto shpellaret qe cuditrisht u bone biznesmene nga hiçi vriten per i rresht shazllonash. Por holle holle kto pavarsisht se jane njerez te trashe nfund tfundit skane faj, fajin e ka pushteti lokal qe parcelat e cadrave i vendos ne moment te fundit sepse dihet qe eshte "tender" kshtuqe kush dorovit me shume merr pjesen me tmadhe. Nqs bashkia do ti ndante parcelat qe ne mars ose prill sdo ndodhnin kto ngjarje, por meqe kemi zyrtare kolltuqesh dhe qokash neper zyra sdo mend qe do kete konflikte. Ai shkerdhate kryeminister duhet te prononcohet si per 4 te vdekurit ne aksident ne vlore nga nji fmi kurve nga familje kurvash, ashtu dhe per kto te vraret, dhe jo tmerret perdite me punimet ne vlore se na ka rrujt toçin me ate vloren e karit a thu qe vlora osht si los angelosi. Ska sezon mos te kemi vrasje aksidente ngjarje kriminale, dhe tmenosh qe jemi akoma ne fund qershori, dhe cuditerisht prej vitesh kemi nji drejtor te pergjithshem policie arrogant, injorant dhe moskokçares. Plan masat nuk merren me terror policor me postoblloqe te reneas apo njerez me kapuçe neper rruge se sjemi ne Bogota, por me masa ashtu si i ka gjithe europa ne vendet turistike. Shkurt muhb Ardi veliu duhet te shkarkohet dhe ishalla e percjellin me shkelma bythve kur te formohet qeveria e re, dhe kto shpellaret duhet te qetsohen icike se sta ndryshon jeten ai 5mije lekshi shazllonit

    Përgjigju
  • Bujar: 27/06/2021 11:14

    Kush e ka thon qe kultura oshte né shkode mor ja qifte kina nonen,keto jane rob me kater kom.

    Përgjigju
  • AltinTop: 27/06/2021 11:04

    Ka kohe qe ne Shqiperi jeta e njeriut ska vlere…prandaj nuk ja pertojne te marrin armet ne momentin e pare qe tu jepet mundesia. FAJIN E KA EUROPA QË NUK NA PRANON.

    Përgjigju
  • Ppp: 27/06/2021 10:58

    Qeveri buçe

    Përgjigju
  • Bbbb: 27/06/2021 10:55

    Po ca faji ka Edi Rama mor zotni kur injoranti vritet per 1 cader. A thu se cdo gje te ksaj dynjaje do e marri me vete. Po si mer popull injorant, zgjidhjen e pare shifni armen. Gjynaf djali 20 vjecar, ka shku me punu per buken e gojes. Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 27/06/2021 10:23

    Hahahahhah shume lajm I gezueshem - vazhdoni deri sa te delni fare te gjithe more far e felliqte.

    Përgjigju
    • O pillmoter: 27/06/2021 16:16

      tash e ke rrallen ti me tan ca ke

  • Alibi: 27/06/2021 10:06

    Dhomi i shoqeris ka marr shqipnin ne dore.

    Përgjigju
  • Klajdi: 27/06/2021 09:54

    O rama hiqe ate ardi veliun, beje dicka qe e kerkon populli nje here te vetme. A te vijne info se cfare behet ne terren me policine apo jo? Te gjithe kontigjentat bejne ligjin neper qytete te lidhur me veliun, paguajne cdo muaj. E ke policine ne gjendjen me te dobet, te gjithe me arme te gjithe me blinda e policia askund.

    Përgjigju
  • Shkodrani.TR: 27/06/2021 09:43

    Ne P… te ropve shkoshin,se e degjenerune Shkodren dhe kulturen e saje do anadollake mutit qe dune me ql ropt e vet tu vdeke si p… motrash shkoshin ne ferr tane mbare…cfare faji kane qytetaret per pazaret tuaja?!kabul

    Përgjigju
    • Tirane: 27/06/2021 10:58

      Peoblemi eshte qe vrane ate kamerierin qe kishte shkuar te punonte me ndershmeri.

  • Titi: 27/06/2021 09:42

    Futuani dhe Shazllonet ne varr ti marrin me vete... ah Sali plehra pasojat e tua jane mor qelbesire burrre. I bere te gjithe me plazhe private. O te vdekshin femijet e provofsh vete.

    Përgjigju
  • Shazlloni: 27/06/2021 09:29

    Te dashur komentues fajin e ka e albania qe ka fillu me nda cadrat sipas partise. Bohet nje lufte e modhe per tezone cadrat dhe njerzit i kishin nda sipas menyres se vet. Ky i turbulloi prap me ndarjet e reja. Mos harroni se me 100 cadra fitohet rreth30milion leke te vjetra ne sezon. Faji total i Rames ne kete rast

    Përgjigju
  • F-35: 27/06/2021 09:26

    Rendi e siguria jan tronditur seriozisht. Policia duhet shkundur mire!

    Përgjigju
  • polici: 27/06/2021 09:24

    Keto jane pasojat e rrahjes publike dhe degjenerimit ne media te policise para disa muajve ne mes te Tiranes nga tutaxhinjte shurraker per shkak te viktimes qe na e bene "deshmore" dhe shtetit qe shiti policat e vet diten me diell dhe qeshnin kur policat rriheshin ne mes te tiranes. Thjesht policat nuk kane deshire te bejne punen e tyre se kane frike te behen mish per top per politike nga vet kryeministri, kryebashkiaku apo edhe drejtoret e policise. Te vjen keq po ky eshte realiteti jo budalleqet me tufa me lule apo gocat police me taka dhe makeup.Dilni ne cdo qytet makinat me xhama te zinj e shpejtesi sketerre nuk ndalohen dhe policat kane frike te merren me biznesment e zonave turistike se ndryshe masakrohen ne media dhe nga kryeministri si gjobevenes.

    Përgjigju
  • F-35: 27/06/2021 09:18

    Pertej motiveve te kesaj ngjarje shume te rende dhe te tjerave para saj, rendi e siguria ne vend jane tronditur seriozisht. Pergjegjesia mendoj eshte shumeplaneshe, por ne radhe te pare e atyre qe me ligj jane pergjegjes per sigurine ne te gjitha dimensionet! Policia duhet shkundur mire, mjafte eshte mjafte!

    Përgjigju
  • Blenard: 27/06/2021 09:00

    Mos i henkshi ato leke se na e nxite jeten po rrisim femij mes jush kafshe te egra!

    Përgjigju
  • Altin: 27/06/2021 08:22

    Nuk ka pasur ndonjehere polici me te dobet se keto 2 vite, edi rama te eshte bere policia e ardi veliut si banke lekesh. Vetem muhabete zarfesh lart e poshte flasin, nuk e ka njeri mendjen te puna. Keta para se u vrane kane pas ngaterresa e ferkime me perpara e policia merr leke ketej merr andej i ka lene derisa u vrane. Shkodra eshte totalisht ne duart e krimit, ku eshte ardi veliu? Edi rama hiq ardi veliun!

    Përgjigju
  • Tutu: 27/06/2021 08:19

    Pushteti i shkerdhyer lokal ne Shkoder … qe kurre nuk u morr me punen qe i jep ligji … po vetem me pislliqe dhe politike…

    Përgjigju
  • Antonio: 27/06/2021 08:19

    Edge sa duhet të vdesin që të japë dorëheqjen lakeu Veliu?

    Përgjigju
  • dreni: 27/06/2021 08:02

    FILLIM I MBARE I TURIZMIT SHQIPETAR.... 4 VIKETIMA NE JUG DHE 4 NE VERI.... ROFSH MOJ SHQIPERI....TE FORTET ZAPTOJNE TOKAT BREGDETIN.... A KA SHTET... A KA BASHKI.. JO PER NDONJE GJE POR KEMI DHE POLICI BASHKIAKE....

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 27/06/2021 12:24

      Pak jane, shume pak - duhet te vriten se 800-1000 ne dite per nje periudhe 10 vjecare, e pastaj te vin Gjermanet si Administrator per nja 50 vite me autorizime te plota duke perfshire dhe denimin me vdekje- vetem keshtu Shqiperia do kete nje shanse te mbijetoj.

  • valdrin: 27/06/2021 07:35

    Shiko i cfar shkruan ky shpellari me emrin JANI.... emrat qe permend jane elte e policise mor idjot por ky eshte niveli i atyre eq per ligj quajne kanunin...

    Përgjigju
    • Ilir: 27/06/2021 09:33

      Elite e leshit, keta kane 30 vite drejtora o shoku, e kane harruar si punohet ne polici.I kane lodh drekat e macetat e te forteve e nuk kane cfare i japin me policise.Nejse ke te drejte per nje fakt, nuk jane aq skandaloze sa ARDI VELIU ,ky korb i zi qe ka marre peng policine me injorancen dhe fodullekun e tij prej cobani .

  • Tani: 27/06/2021 07:32

    Duhet xhaxhi edhe nji herë, ai ju ka ardhe hakut këtij popull. Me pas frik me ardhe me ba pushime në Shiperi

    Përgjigju
  • kroi: 27/06/2021 07:30

    Si ne jug dhe ne veri ky eshte turizmi shqipetar ku shkon per te pushuar dhe le koken.... Keni degjuar ndonje here qe ne qindra rezorte ne Antale te ndodhin jo vrasje por as sherre.... Njerez te eger gangester pronar kriminel qe akoma udhehiqen nga kanuni, kjo sigurishte eshte Shkodra e " kultures"...

    Përgjigju
  • Jani: 27/06/2021 07:04

    Siguria turistike! Beni pjese te grupit hetimor vec specialisteve edhe patronazhistet. Ne keto 30 vitet e fundit krimi vetem shtohet nga dita ne dite. Ndersa policia ka vetem nje fytyre:Tonin Vocaj apo Niko Brahimi. Njeri me kaqol se tjetri.

    Përgjigju
  • dulja: 27/06/2021 05:24

    ketaj jane burra ,po nuke ju vjen turpe pere nje cader i merre jeten njeriut rrace e trashe hyy plera idioter kane faje turistat qe vine

    Përgjigju
  • O people: 27/06/2021 05:09

    A skeni pun tjeter ca bani mor o popull

    Përgjigju
  • Velipoja: 27/06/2021 03:10

    Si asht ba velipoja, me toke e xanun.. Prit dhe sa do vriten me kto te " forte " qe kane zaptu plazhin!!! Urojme mos te ket ma, pavarsisht se nuk ka shprese si vend.

    Përgjigju
  • Shkoder1972: 27/06/2021 03:03

    Nuk eshte zgjidhje arma mor te mjere, trim eshte ai qe arrin ti shmanget konflikteve dhe streseve. Zoti qesh i fundit, mos harroni.

    Përgjigju
  • 136: 27/06/2021 02:37

    bobobo ... mahu shqipe ... ule shpejtsin se gjysma iku e gjysma po vriteni ... kur do e zgjidhi shqipja veten nga mesjeta?? edhe sa duhet?? jeta nuk vlen kaq pak.. edhe nese vlen kaq pak pse e merni seriozisht cdo gjo?? shijojeni pra,dhe momenti bashk me gjaknxehtsin mos vendosi me fatet e jetve tona!!hajde tfillojm tgjith tzgjiedhemi dhe ta bojm jeten ton me tbukur sepse jeta vlen shum

    Përgjigju
    • Lala: 27/06/2021 16:11

      Per alb dhe sami A na rruani pak ket kodoshin 40 vjecar.po na tregon qytetarin e kulturen neve qe jemi rrit ne komunizem ku mesim I par ishte respekto ligjin e me te medhenjt me mosh.dhe e dyta ku shkolla ishte e detyrueshme e nuk merrje me lek .juve brezi collates hilal qe ne klas te par mesoni se leku behet vetem me drog e menjen me vajt me shpi bari.clidhje ka mosha ose barazi mer kausha. Se kan fajin ata qe qeverisin po ju lepurushat we u jepni veten e nuk ngrini koken per te drejta tuaja.se jeni rrit me mendimin qe kush ankohesh per ata qe zaptojn plazhin quhen spiuna.kush I flet konshiut we hedh vlerat nga keto 5 quhet fuks.ja my brez jeni juve posht 35 .shifeni fajin te vetja .

    • Alb: 27/06/2021 14:05

      Vallaj o sami mese i vertet ky koment brez te babziturish dhe te rritur pa kultur pa qytetari vetem me urdhra jan rrit edhe u duket vetja te fort kohet e sotme.

    • Sami: 27/06/2021 09:12

      Pa vdekur brezi 35-60 vjec nuk behet ky vend . Jane brez hajdut e kriminelesh , i kan bere te gjitha te ligat .

  • Sondazhi i ditës:

    Si e organizoi Shqipëria finalen e Conference League?



×

Lajmi i fundit

John

Pro-rusët: 8000 të burgosur ukrainas në Donbas