3 ushqimet më të shijshme tradicionale të Ballkanit

3 ushqimet më të shijshme tradicionale të Ballkanit

Foto ilustruese

Ushqimet e mëposhtme, kudo që serviren, janë si magnet për mbledhjet e hareshme familjare në një tryezë, sepse në këtë rajon, njerëzit nuk ushqehen vetëm se duhet të hanë, përkundrazi!

Amvisat ballkanase kanë një mjeshtëri të pikasur kur vjen puna tek mbushjet e perimeve. Perimet e mbushura ( speca, domate, lakra, kunguj) janë ndër gatimet më popullore në Ballkan, sepse janë të larmishme dhe përshtaten me çdo shije. Më të preferuarit janë specat e mbushur në tavë, një recetë që e gjen në çdo vend të Ballkanit.

Fasulet

Fasulet i gjen në shumë receta gatimi ballkanase. Mënyrat e gatimi janë të larmishme por në shumë vende i gjen ato të pjekura në furrë. Në tavë apo në tenxhere, fasulet janë ushqimi që gatuhet minimalisht një herë në javë e që konsumohet gjerësisht në vendet e Ballkanit.

Pleskavica

Qoftet janë ndër ushqimet që bashkojnë në tryezë familjet e Ballkanit Perëndimor. Varianti më i preferuar i qofteve në Ballkan janë ato të skarës, që janë në madhësi relativisht të vogla dhe që shoqërohen shumë mirë me bukën e shtëpisë, speca turshi, gjizë, qepë etj. Një vizitë në Prizren, Pejë apo Prishtinë nuk mund të imagjinohet pa shijen e mrekullueshme të pleskavicës. Në lloj qofteje e madhe hamburgeri e pjekur në skarë që shoqërohet  me pite, djathë, salca picante, patate të skuqura, spec djegës, sallatë dhe kastraveca turshi. Ky lloj hamburgeri i përhapur gjërësisht në mbarë Ballkanin konsiderohet një konkurent superior dhe më i shëndetshëm se çdo lloj panine tjetër e mbushur që serviret në rrjetet e famshme të vendeve perëndimore.

Byreku

Mes mjeshtërisë së recetave në kuzhinën shqiptare dhe asaj të Ballkanit, padyshim tradita unike e byrekut është më tërheqësja e shijes jo vetëm për vendasit por edhe për turistët e huaj. Byrekët mund të përgatiten me një larmi produktesh, me djathtë e qumësht, me qepë e domate, me spinaq apo me presh por byreku me lakra të egra është më i mrekullueshmi i të gjithëve.Recetat e byrekut janë përvetësuar nga epoka e perandorisë Otomane dhe janë përmirësuar me kalimin e viteve. Byrekët më të përgatitur në Ballkan janë ato me mish, djathë, gjizë, barishte, hithra, lakra, presh, kungull, spinaq dhe kos.

G.MO/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë