INSTAT: Në muajin maj çmimet e ushqimeve u rritën me 4.9% krahasuar me një vit më parë

Gjatë muajit maj produktet ushqimore kanë pësuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Frutat kanë pësuar rritjen më të madhe 23.7%.

Instituti i Statistikave raporton se në muajin maj çmimet e përgjithshme të ushqimeve janë rritur me 4.9% duke i krahasuar me një vit më parë. Shkak është bërë situata e krijuar nga pandemia.Frutat në muajin maj iu kanë kushtuar qytetarëve 23.7% më shumë se në të njëjtën periudhë të viti të shkuar.

Instituti i Statistikave raporton se në muajin që lamë pas çmimet e përgjithshme të ushqimeve  kanë pësuar rritje, shkak është bërë gjëndja e krijuar nga COVID-19 dhe pamundësia për të punuar e shumë aktiviteteve. Në maj inflacioni arriti në 2.1%, nga 1.5% që ishte një vit më parë,ose nga 1.9% që ishte në muajin prill 2020

Pavarësisht kësaj rritje ende inflacioni mbetet larg objektivit të Bankës së Shqipërisë për një inflacion në masën e 3%. Në muajin e 5 të vitit rritja më e lartë e çmimeve është vrenjtur tek grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 4.9%, ku ndikimin më të madh e kanë pasur frutat që janë shtrenjtuar me 23.7% më shumë se në maj 2019, pësuar nga zarzavatet përfshirë patatet me 6.6%.

Rritjen e çmimit të patates dhe qepës Report TV e ka denoncuar disa herë, nëpërmjet vëzhgimeve të bëra në disa tregje ku nga fermeri e deri tek tregtari i pakicës në kryeqytet çmimi katërfishohej. Rritje të çmimit kanë pësuar edhe “vajra dhe yndyra” me 5,1 %, “peshk” me 4,5 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %.

Nga ana tjetër krahasuar me vitin e kaluar por edhe me muajin prill rritje në çmim kanë pësuar edhe grupet e “Argëtimit dhe Kulturë, Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë,  Qiratë, ujë, lëndë djegëse dhe energji si dhe Hotelet, kafenetë dhe restorantet.

Ndërsa çmimet e transportit u ulën me 3.7%, pasi transporti ka qenë i bllokuar pësuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,7 % dhe “Shëndeti” me 0,6 %.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat