TIRANË - 4 vite kanë kaluar nga vrasja e Hekuran Dedës në protestën e 21 janarit dhe sipas familjes së tij, ende nuk është vendosur drejtësi. Dudia, nëna e të ndierit Hekuran, shprehet se ka besim te kryeministri Rama për ta zbardhur vrasjen e djalit të saj.
"Drejtësinë kërkojmë, shpresat i kemi te Edi Rama, besoj se do të vonohet por për të zbardh do ta zbardhi. Dhimbjet vit për vit thellohen."- shprehet Dudie Deda.
Ndërsa vëllai i madh i Hekuran Dedës, Ilmiu shprehet shkurt se drejtësia vonon, por nuk harron.
"Ne kërkojmë që të zbardhet çështja e 21 janarit dhe besojmë se kryeministri do të arrijë deri në pikë të fundit që të na i zbardhë, por ne kërkojmë të vihen para përgjegjësisë duke i parë gjith bota ish kryeministri, ish ministri i brendshëm, urdhëruesit dhe zbatuesit, të dalin para drejtësisë."- tha Ilmi Deda.
Familja e Hekuran Dedës ndodhet vetëm 10 km në periferi të Tiranës, pranë fshatin Laknas, ku Hekurani doli nga atë mëngjes të 21 janarit për t’u mos u kthyer më. Në foton e tij, e cila qëndron e varur në mur, ndodhen ende sendet personale si një paket dhe një portofol pa para. Në protestën e 21 Janarit mbetën të vrarë para kryeministrisë edhe 3 persona të tjerë si Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO