4 vjet nga themelimi, Fondi i Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar jetët e 10 mijë personave

4 vjet nga themelimi, Fondi i Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar jetët e 10 mijë personave

Gjergj Murra

Në 4 vjet që prej themelimit, Fondi i Ballkanit Perëndimor ka pasur një ndikim të drejtëpërdrejtë në jetët e 10 mijë personave në të gjithë rajonin. Këtë e ka bërë duke financuar disa dhjetëra projekte si dhe duke themeluar një rrjet të përbërë nga 3.400 organizata të shoqërisë civile, institucione kërkimore, organizata kulturore, sportive, etj. Këto të dhëna i bëri të njohura drejtori i përgjithshëm i Fondit të Ballkanit Perëndimor, Gjergj Murra, në një mbrëmje gala të organizuar me rastin e përvjetorit të katërt të organizatës.

“Ballkani ka eksportuar gjithmonë më shumë histori nga sa ka mundur të konsumojë”, shprehej dikur Uinston Çërçill, “por tashmë jemi në gjendje të eksportojmë shumë histori suksesi, të atyre arritjeve që vendet tona mund të shënojnë vetëm duke u bërë bashkë”, theksoi zoti Murra. “Ndihemi krenarë, që gjatë të gjithë kësaj kohe, Fondi ynë është shndërruar në një mekanizëm unik bashkëpunimi përsa i përket nismave rajonale”, shtoi ai.

Fondi i Ballkanik Perëndimor u krijua në shtator të vitit 2017 si pjesë e një nisme të ministrive të Jashtme të gjashtë vendeve të rajonit për financimin e projekteve të përbashkëta në fushën e kulturës, shkencës, kërkimit shkencor, shkëmbimit studentor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në mbrëmjen gala, të mbajtur mbrëmjen e sotme (9 shtator 2021) në Tiranë ishin të pranishëm ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të vendeve themeluese, të partnerëve europianë dhe partnerë të tjerë të Fondit. Njëkohësisht, në këtë mbrëmje mbajtën një fjalë përshëndetëse përfitues të financimeve nga projektet e mëparshme. Gjatë muajit të ardhshëm, Fondi i Ballkanit Perëndimor pritet të hapë thirrjen e radhës për financim të projekteve të përbashkëta, nga të cilat mund të përfitojnë studentë, artistë, sportistë, përfaqësues të organizatave civile, etj. Kushti i vetëm, është prezantimi i një projekti që do të zbatohet në disa ose sa më shumë vende të Ballkanit Perëndimor./Lexo.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet