40 ditë nga vdekja e Kacifas, historiani Arben Llalla për Report Tv: Do mbahet meshë në Kishën e Bularatit më 8 dhjetor

Pasi ka kaluar më shumë se një muaj, nga vdekja e ekstremistit grek Kostandinos Kacifas i cili mbeti i vrarë më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat e policisë  RENEA, në fshatin Bularat në Gjirokastër nacionalistët grekë kanë planifikuar një ceremoni përkujtimore e cila pritet të mbahet më datë 8 dhjetor.

Historiani dhe gazetari Arben Llalla foli në një lidhje telefonike për Report Tv, sa i përket oraganizimi të ceremonisë që është parapërgatitur të mbahet nga grupet nacionaliste, i cili është planifikuar të mbahet më 8 dhjetor në kishën e fshatit Bularat, për nder të përkujtimit të vdekjes së ushtarit ekstremist grek Kacifas.

Sipas historianit Llalla, ceremonia e planifikur të mbahet nga nacionalistët greke me rastin e mbushjes së 40 ditëve, të vrasjes së ushtarit grek në shenjë përkujtimore dhe nderimi për  figurën e Konstandinos Kaçifas, është një element që tregon se vdekja e Kacifas po përdoret qëllimisht nga ekstremistët grekë për të krijuar një ndjenjë mohuese dhe urrejtjeje kundër shqiptarëve. Sipas tij, ekziston rreziku që atë ditë në territorin shqiptar të futen edhe persona të cilësuar si elementë ekstremistë të rrezikshëm, që mund të prishin ecurinë dhe qetësinë e ditës ceromoniale.

Ata do të nisen në datë 7, duke udhëtuar natën dhe ndaj duhet të mertren masa nga ana e autoriteteve shqiptare,  përndryshe situate do të dalë jashtë kontrollit.  Vdekja e Kacifas, po përdoret qëllimisht nga ekstremistët grek. Dje në 28 nëntor eurodepotetja qipriote ka mbajtur një fjalim kundër shqiptarëve.  Edhe këtë herë Greqia ka zgjedhur anën e kënaqjes dhe mbështetjes së elementëve ekstremistë grek, duke thënë ata na vranë 1 edhe ne po "vrasim'' 500 në mënyrë hakmarrëse kundra shqiptareve. Kacifas, nuk ishte një i pafajshëm,  bëhet fjalë për një njeri kriminel që shtiu kundër policisë së shtetit shqiptar. Vdekja e tij, ka shkatuar një ndjenjë urrejtjeje kundër shqiptarëve. Ka nisur një hakmarrje kundër Shqiptarëve. Greqia ka probleme me minoritet. Grupet ekstremiste, nëse hyjnë në territorin tonë përbëjnë një rrezik të madh. Ne duhet të tregojmë se Shqipëria funksionon si shtet, duke i ndalur në kufi elementët ekstremistë grekë duke marrë masa nga ana e policisë. Problemi i grekeve është vetëm më shqiparët, duke qene rreth 500 mijë, me të cilët kanë probleme trashëgime të lashtë, jetojne me ekstremizëm kundër shqiparëve.

 Arben Llalla, historian

Mesha në nder të Kacifas do të zhvillohet në orën 11.00 më datë 8 dhjetor në kishën e fshatit Bularat dhe për të nderuar figurën e tij pritet të mbërrijnë disa autobusë me nacionalistë. Ushtari ekstremist grek Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA, ku 35 vjeçari qëlloi me armë kundër forcave të policisë në fshatin Bularat, në Gjirokastër. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 01/12/2018 13:57

    Pordhe e ftohte greke asgje tjeter. Le te vijne malagas gerata putana greket.,do ju dridhen kembet sapo te hyne ne terrritorin Shqiptare, e dijne greket kush jane Shqiptaret. Do i presim ne token tone jemi ,frige nuk kemi nga keta kriminele te "Agimit te arte" .

    Përgjigju
  • Fredi: 29/11/2018 16:13

    Kësaj rradhe mbyllni kufirin dhe ushtria të bëjë detyrën! Nuk duam mjekra talibane në vendin tonë, yyyyyyyyyyt !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër