'Ishte gjithçka për mua', Vanessa Bryant mban fjalimin prekës për Kobe (VIDEO)

'Ishte gjithçka për mua', Vanessa Bryant mban fjalimin prekës për Kobe (VIDEO)

Vanessa Bryant

Ceremonia përkujtimore e legjendës së basketbollit Kobe bryant, i cili vdiq gjatë aksidentit me helikopter bashkë me vajzën e tij Gianna dhe 7 persona të tjerë është mbajtur mes 20 mijë njerëzve.

Fillimisht ajo ka falenderuar të gjithë të pranishmit dhe të gjithë që e mbështetën gjatë kësaj periudhe të vështirë për të.

Ajo është shprehur për Kobe se ai është më i miri i të gjitha kohërave dhe shpirti i saj binjak.

Sipas saj ata janë njohur kur ajo ishte vetëm 17 vjeç e gjysmë dhe që prej asaj kohe kanë qenë bashkë.

Për shpirtin tim binjak. Kobe është i njohur si një konkurrent i zjarrtë në fushën e basketbollit.

Më i miri i të gjitha kohëve, shkrimtar, fitues i “Oscar” dhe ‘Black Mamba’. Por, për mua ai ishte KobKob, Boo-Boo im, Bao-Boo im, ‘papi chulo’ im.

Unë isha ‘principessa’ e tij, ‘reina’ e tij, ‘Mbretërsha Mamba’.

Nuk mund ta shoh atë si të famshëm, apo si një basketbollist të mrekullueshëm.

Ai ishte bashkëshorti im i ëmbël dhe babai i bukur i fëmijëve të mi. Ai ishte i imi. Ishte gjithçka për mua.

Kobe dhe unë kemi qenë së bashku që kur unë isha 17 vjeç e gjysmë.

Unë isha e dashura e tij e parë, dashuria e tij e parë, bashkëshortja e tij, shoqja e tij e ngushtë, besnikja e tij dhe mbrojtësja e tij. Ai ishte bashkëshorti më i mrekullueshëm.

“Kobe më dashuronte më shumë sesa mund ta shpreh  me fjalë.

Unë isha zjarri e ai ishte akulli dhe anasjelltas nganjëherë, pasi ne e baraspeshonim njëri-tjetrin.

Ai do të bënte gjithçka për mua. Unë s’kam ide se si e meritova një burrë që më donte aq sa Kobe. Ai ishte karizmatik, i butë, ishte i dashur, i adhurueshëm dhe romantik.

 Ai me të vërtetë ishte romantiku në lidhjen tonë. Unë i prisja me plot dëshirë përvjetorët tanë dhe Shën Valentinin.

Ai planifikonte udhëtime të veçanta dhe kishte dhurata të veçanta për çdo vit të martesës tonë. Ai madje edhe i bënte vetë dhuratat që i mbaj si më të çmueshmet.

Ai m’i dhuroi fletoren dhe fustanin e kaltër që në të vërtetë Rachel McAdams i veshi në filmin ‘Notebook’.

Postimi i Vanessa

Kur e pyeta pse e zgjodhi fustanin e kaltër, ai më tha se ajo ishte skena kur Allie kthehet tek Noah.

Ne shpresonim të plakeshim së bashku si në film.

Ne me të vërtetë kishim një histori të mrekullueshme dashurie.

 E donim njëri-tjetrin me të gjithë qenien tonë, dy njerëz të papërsosur që po e rrisnin një familje të bukur dhe vajzat tona të mrekullueshme e të ëmbla.

Dy javë para se të ndërronte jetë, Kobe ma dërgoi një mesazh të ëmbël dhe e përmendi se si dëshironte që ne të kalonim më shumë kohë së bashku, vetëm ne, pa fëmijët tanë, sepse unë isha shoqja e tij më e mirë së pari.

Ne s’patëm kurrë mundësi ta bëjmë këtë. Ishim shumë të zënë duke u kujdesur për vajzat tona dhe duke u mbajtur përgjegjësitë e përditshme. Por, unë jam mirënjohëse që e kam atë mesazh, ka shumë rëndësi për mua.

Kobe dëshironte që ne të mbanim një ceremoni martese sërish.

 Ai dëshironte që Natalia ta merrte pësipër kompaninë e tij dhe të shëtisnim botën së bashku.

Ne flisnim se si ne do të ishim gjyshërit argëtues për fëmijët e vajzave tona. Ai do të ishte gjyshi më i mirë.

Ai kurrë nuk e linte ulësen e tualetit lart, gjithmonë u thoshte vajzave se janë shumë të bukura dhe të mençura. Ai i mësonte se si të ishin të guximshme dhe si të vazhdojnë të ecin përpara kur gjërat të vështirësoheshin.

Kur Kobe u bë pjesë e NBA, ai mori përsipër t’i dërgojë në shkollë dhe t’i marrë nga shkolla vajzat, sa unë isha shtatzënë me Biankan dhe së fundi duke u kujdesur për Caprin.

Ai gjithmonë e dinte se kishte vend për përmirësime dhe dëshironte shumë .

Ai këndonte me gjithë qejf me vajzat në makinë.

Ishte një baba shumë i përkushtuar, më ndihmonte të  pastroja Biankan dhe Caprin pothuajse çdo natë.

U këndonte këngë gazmore kur pastroheshin dhe vazhdonte t’i bënte të buzëqeshin dhe të qeshin, përderisa ia ledhatonte lëkurën me krem dhe i bënte gati për shtrat.

Kishte krahë magjik dhe e fuste Caprin në gjumë brenda pak minutash.

Atij i pëlqente ta dërgonte Biankan në qendra tregtare dhe park dhe  ta shikonte atë duke luajtur.

Vizita e tyre e fundit në qendrën tregtare kishte qenë natën para se ai dhe Gigi të ndërronin jetë.

Me Natalian ai e kishte të përbashkët dashurinë për filma dhe analizën e tyre.

Ai e merrte Natalian për të parë filmat e Star Wars apo Harry Potter.

Kobe shqetësohej për mua nëse nuk isha në ulësen time në fillim të çdo ndeshje dhe e pyeste sigurimin se ku isha që në ndaljen e tij të parë, pasi gjithmonë vonohesha prej fëmijëve.

Unë i thosha se s’do të shënonte 81 pikë që në dhjetë minutat e para të ndeshjes.

 Atij i pëlqente shumë të ishte trajneri i Giannas në basketboll.

Më tha se do kishte dashur ta kishte bindur edhe Natalian të luante basketboll, në mënyrë që ata të kalonin më shumë kohë së bashku, por ai dëshironte edhe që ajo të ndiqte pasionet e veta.

Ai e shikoi Natalian duke luajtur një një turne volejbolli në ditëlindjen e saj dhe vuri re se ishte lojtare shumë inteligjente.

 Ai gjithashtu u thoshte gjithmonë Biankas dhe Caprit se ato do të rriteshin, do të luanin basketboll.

Tani, ato nuk do t’i kenë babanë dhe motrën për t’i mësuar dhe të them të vërtetën, kjo është një humbje që unë s’e kuptoj dot.

Jam shumë falënderuese që Kobe e dëgjoi KoKon duke thënë ‘Babi’.

Ai nuk është këtu për t’i dërguar në çerdhe Biankan dhe Caprin dhe s’do të jetë këtu për të më thënë ‘Mblidhe veten’,  kur ne do të duhet të largohemi nga çerdhja.

 Nuk do të ketë mundësi të ecë përkrah vajzave të tij drejt altarit ose të vallëzojë me mua në dasmat e vajzave tona.

Por, unë dua që vajzat tona ta dinë dhe ta mbajnë mend personin, bashkëshortin dhe babanë e mrekullueshëm që ishte ai.

Ai dëshironte t’i mësonte gjeneratat e reja se si të ishin më të mirë dhe se si të mos i bënin gabimet që ai i kishte bërë.

Atij gjithmonë i pëlqente të punonte dhe të bënte projekte dhe t’i përmirësonte jetët e fëmijëve.

Na dha të gjithëve një mësim të vlefshëm për jetën dhe sportin përmes karrierës së tij në NBA, librave të tij, këpucëve të tij.

Ne jemi shumë falënderuar që ai na i ka lënë ato mësime edhe tani.

Ai ishte u kujdesshëm dhe gjithmonë i shkruante letrat më të mira të dashurisë dhe kartolinat më të mira dhe Gigi e kishte aftësinë e tij të mrekullueshme për t’i hedhur në letër ndjenjat dhe për të të bërë ta ndiesh dashurinë  përmes fjalëve.

 Ajo ishte e kujdesshme si ai. Ishte shumë e lehtë t’i duash ata. Ata i tërhiqnin të gjithë rreth vetes. Ishin qesharak, të lumtur dhe e dashuronin jetën. Ishin plotë lumturi dhe aventurë.

Zoti e dinte se ata s’mund të ishin në këtë Tokë pa njëri-tjetrin.

Ai u detyrua t’i sjellë ata në shtëpi për t’i mbajtur ata së bashku. Zemër, ti kujdesu për Gigin. Unë kujdesem për Natin, BiBin dhe KoKon. Ne ende jemi skuadra më e mirë.

Ju duam dhe nga mungoni, Boo-Boo dhe Gigi.

U prehshi në paqe të dy dhe argëtohuni në parajsë deri sa të takohemi sërish një ditë. Ne ju duam të dyve dhe do të mungoni përgjithmonë”, ka thënë Vanessa gjatë fjalimit të saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK