40 piktorë nga trevat shqiptare hedhin në telajo bukuritë e Rehovës, piktori: Vjeshta e artë e bën tërheqës këtë peizazh

40 artistë të pikturës nga trevat e ndryshme shqiptare kanë zgjedhur këtë herë për të hedhur në telajo natyrën e bukur të Kolonjës .

Fshatrat turistike të Rehovës dhe ngjyrat e vjeshtës në pikat më atraktive të qytetit të Kolonjës janë burim i pashtershëm frymëzimi në krijimin e artit të tyre.

“Mali i Gramozit është shumë fantastik, që dje kur erdha gjithë rrugës e kam vështruar me kujdes. Lagjja me këto shtëpitë karakteristike me kishën në qendër, vjeshta e artë e bëjnë shumë tërheqës këtë peizazh”, tha piktori Nazmi Maja.

“Mikëpritja është e mrekullueshme, sidomos e njerëzve këtu na flasin na pyesin, kanë interes mbi pikturën, shikojnë se çfarë po bëjmë . Jemi shumë të kënaqur", u shpreh piktori Ergys Demo.

“Ambienti është shumë origjinal, peizazhi, mali, qielli vjeshta me gjethe e zverdhura çdo gjë është frymëzuese e piktoreske”, tha Edmond Papathimiu. 

Për drejtuesin e kolonisë së piktorëve Fatmir Toçi rëndësia e veçantë evenimentit është promovimi i natyrës shqiptare përmes artit e të bukurës.

 “Me të vërtet punët e këtyre punët e këtyre piktorëve nga i gjithë rajoni janë të pazakonta, me një impresion të drejtpërdrejte nga natyra. Është një projekt i promovuar para shumë viteve Instituti i Librit dhe Promocionit për të promovuar Shqipërinë përmes artit", tha Toçi.

Pikturat e realizuara mjeshtërisht do të prezantohen të dielën në një ekspozitë në qendër të qytetit të Ersekës.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, një grup mjekësh italianë do kryejnë ekspertizën

3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, një grup mjekësh italianë do kryejnë ekspertizën