Një tjetër film shqiptar do t’i nënshtrohet procesit të restaurimit në kuadër të nismës “Adopto një Film për Restaurim”. Bëhet fjalë për filmin e animuar “Kecat dhe ujku”, të realizuar në vitin 1982.

Arkivi i Filmit thotë se restaurimi është mundësuar nga një donator që ka zgjedhur të mbetet anonim.

“Kecat dhe ujku” është realizuar me skenar të Arben Shehut, bazuar në përrallën e vëllezërve Grimm, ndërsa piktor dhe regjisor është Artur Dauti. Muzika mban firmën e kompozitorit Aleksandër Peçi, operatore është Diana Diamanti, montazhi është realizuar nga Shpresa Papapavllo, ndërsa zëri nga Flora Uka.

Nisma “Adopto një Film për Restaurim” synon ruajtjen dhe restaurimin e trashëgimisë filmike shqiptare.