Filmi i animuar shqiptar “Plumb Ballit” do të restaurohet. Në një njoftim në rrjetet sociale, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bën me dije se restaurimi financohet nga një donator anonim përmes nismës “Adopto një film.”

Filmi ka një kohëzgjatje prej 10 minutash. Në të, piktor-regjisor është Gazmend Leka, skenarist Bujar Kapexhiu e kompozitore Mira Meçule.