Ministria e Financave ka publikuar listën me 400 trashëgimtarët të cilët kanë mangësi në dokumentacion dhe kanë 3 muaj afat për të plotësuar dosjet. Kush nuk dorëzon dokumentat nuk do të ketë mundësi që të përfitojnë këstin e parë ose të dytë.
“Të gjithë subjektet përfituese pjesë e listës për pagesën e këstit të parë dhe dytë për trashëgimtarët, duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, pas përfundimin e këtij afati jepet një afat shtesë deri në 30 ditë.
Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari e ish të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara si më sipër, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim.
Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit”, - thotë Ministria e financave.
/Shqiptarja.com