Prokuroria e Vlorës ka mbyllur dosjen për tre ish zyrtarë të ALUIZNI-t në këtë qytet. Organi i akuzës ka dërguar për gjykim dosjen për Roland Tafilaj, ish-drejtor i zyrës, si edhe shtetasit Besnik Zërra dhe Stela Deromemaj, ish-përgjegjës të ALUIZNI-t të këtij qyteti.
Hetimi ka nisur bazuar në kallëzimin e dorëzuar në fund të vitit 2013 nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas prokurorisë këta shtetas akuzohen se, në kundërshtim me ligjin, në 41 raste kanë kualifikuar për legalizim objekte dhe parcela ndërtimore informale që sipas planeve urbanistike të miratuara rezulton se ndodhen në vende ku nga studimet përkatëse janë parashikuar rrugë, trotuare apo që janë parashikuar si zonë e gjelbër.
Ish-drejtori rajonal i ALUIZNI-t Vlorë, Roland Tafilaj, aktualisht është nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në vijim të një tjetër hetimi që po përfundon po për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” nga ana e Prokurorisë së Sarandës, për shkak të dhënies së disa lejeve të ndërtimit në zonën e Ksamilit.
Gjithashtu, po i njëjti person, pak muaj më parë, është dënuar me 1 vit e gjysëm burgim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë për “shpërdorim detyre” në dhënien e lejeve të legalizimeve për disa objekte të tjera. Kjo çështje është aktualisht duke u shqyrtuar në Gjykatën e Apelit Vlorë.
Akti i ekspertimit
Gjatë hetimeve paraprake të kësaj dosje janë administruar kopje e njësuar me origjinalin e të gjitha praktikave të dosjeve të legalizimeve të përmëndura në kallëzimin penal, janë administruar nga ALUIZNI Vlorë kopje e njësuar me origjinalin e të gjitha studimeve urbanistike që lidhen me vëndet ku ndodhen objektet informale dhe parcelat ndërtimore të legalizuara, si dhe njëkohësisht është vendosur kryerja e një ekspertimit teknik me specialist të fushës, me qëllim për të verifikuar përputhshmërinë e objekteve dhe parcelave informale të miratuara me kriteret për legalizimin e tyre.
Duke iu referuar aktit të ekspertimit teknik të administruar nga ana prokurorisë në datën 20.10.2014, rezulton se një numër i madh i objekteve informale dhe i parcelave ndërtimore informale që përmënden në kallëzimin penal, janë kualifikuar për tu legalizuar në kundërshtim me kërkesat e ligjit, si dhe në kundërshtim me kriteret kualifikuese. Rezulton se në 41 raste janë kualifikuar për legalizim objekte dhe parcela ndërtimore informale që sipas planeve urbanistike të miratuara rezulton se ndodhen në vënde ku nga studimet përkatëse janë parashikuar rrugë, trotuare apo që janë parashikuar si zonë e gjelbër.
Lidhur me këtë gjitha këto objekte ka përfunduar procedura e legalizimit dhe njëkohësisht shtetasit e mësipërm janë pajisur me aktin administrativ të lejës së legalizimit, që i bën ata pronarë të parcelave dhe objekteve informale të legalizuara.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com