Një tjetër protestues foli për 4.2 mln eurot që qeveria alokoi përmes një akti normativ për mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West. Ai e cilësoi reperin amerikan një racist, për të cilin tha se në Europë nuk i lejohet hyrja. Sipas tij, Shqipëria duhet të merrte para për ta pranuar reperin dhe jo t’i jepte.

“Shqipëria është e bukur, por në vend që të zhvillohet turizmi, po promovohet Kanye West, një racist që në Europë nuk i lejohet hyrja, ne nxjerrim 4.2 mln euro. Ne duhet të merrnin para për ta pranuar këtu, jo të jepnim, se gjysma e botës nuk e pranon”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Tkurrja e protestës, organizatorët: S'numërohen numrat, por ditët që jemi në shesh! Protestuesit me gjuhë dhune: Ta tërheqim zvarrë Ramën, pushtetin ia marrim edhe me forcë