42 vite mësim fizkulturë, mësuesi në pension s’e ndal punën: Do të stërvis sportistë sa të kem jetë

TIRANË- Kastriot Xhaferraj është tashmë në pension, por për asnjë ditë nuk e ka ndalur punën e tij si mësues fizkulture. Çdo pasdite, siç ka bërë dekadat e fundit, ai vijon të stërvisë sportistët e Dinamos.

“Nuk më vjen keq që kam dalë në pension sepse aktivitetin e vazhdoj me futbollin, rritjen e brezave. Jam natyrë që i gjej punë vetes. Nuk jam natyrë që vetëm rri”, tha mësuesi.

Ishte vetëm 18 vjeç, kur nisi të jepte mësim për herë të parë, për të vazhduar për 42 vjet me radhë. E, nëse do të mund ta kthente kohën pas, thotë se sërish do zgjidhte të njëjtin profesion.

“Hapat e para të miat në dhënien e mësimit ka qenë në vitin 78’ në zonën e Priskës në Tiranë. Është profesion edhe i bukur dhe i vështire. Është një nga më të vështirët se ta bësh tjetrin të iki i kënaqur nga mësimi që ti i jep, loja që ti i jep. E bëja të gjithë bisedën derisa të më jepte përgjigje, ta jepte dhe negative karshi meje. Po fole ka zgjidhje”, tha ai.

Kur doli në pension ai u surprizua edhe nga nxënës e kolegë të shkollës "Niket Dardani, ku kontribuoi 20 vitet e fundit.

“Momenti i daljes në pension nuk e dija organizimin që kishte bërë qeveria e nxënësve. Entuziazmi ishte i pa përshkruar. Kemi nxjerrë kampin Ballkani në sport, karate”, tregoi mësuesi.

Gjatë gjithë jetës Kastriot Xhaferraj ka dhënë lëndën e edukimit fizik, e falë disiplinës së tij ka nxjerrë me qindra sportistë.

“Punoj për ekipin e Dinamos së famshme. Vetë nga natyra ne jemi të qetë”, tregoi ai.

Mësues Kastrioti na tregon nga momentet më të bukura të punës, deri tek ato më të vështira që i janë ngulitur në mendje.

“Momente të veçanta është një kur isha i ri. Nuk visheshin me uniformë sportive. Punuam aq shumë me prindërit dhe arritëm, si vajzat dhe si djemtë ti vishnim me uniformë sportive”, tregoi Xhaferraj.

Sekreti për një mësimdhënie sa më të mirë, për 65 vjeçarin Xhaferraj është ta duash punën e të punosh me përkushtimin maksimal.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin